Shërbimet që ju do të gjeni në

FitHealth Klinik

Intoleranca Ushqimore

Klikoni këtu

Hidrokolonterapia

Klikoni këtu

Mineralograma

Klikoni këtu

Nutrigjenetika

Klikoni këtu

Oksigjenizimi Hiperbarik

Klikoni këtu

Stresi Oksidativ

Klikoni këtu

Breath Test

Klikoni këtu

Terapia Imunomodulatore

Klikoni këtu

Regjimi Ushqimor i Personalizuar

Klikoni këtu

Estetika

Klikoni këtu

Fizioterapi

Klikoni këtu

SHËRBIMI 1

Intoleranca Ushqimore

Intolerancat ushqimore janë reaksione kronike ndaj ushqimeve që konsumohen shpesh, të cilat duke u grumbulluar në organizëm provokojnë shqetësime që nuk shfaqen menjëherë (si në rastin e alergjisë), por mund të kenë distancë në kohë (deri në 72 orë më vonë).

Si pasojë e akumulimit të ushqimeve intolerante, organizmi nxit prodhimin e disa toksinave (citokina) të cilat ngacmojnë sistemin tonë imunitar në organet apo indet më sensitive.

TESTI I INTOLERANCËS USHQIMORE KRYHET NËPËRMJET MARRJES SË GJAKUT.

SHËRBIMI 2

Hidrokolonterapia

Hidrokolonterapia konsiston në një lavazh të zorrës së trashë me ujë të ngrohtë të purifikuar në temperaturën e trupit.

Çdo ditë mbetjet dhe toksinat që lidhen me të ushqyerit dhe stresin, e helmojnë zorrën e trashë duke humbur një pjesë të funksionit. Të gjitha këto, që depozitohen në zorrë mund të jenë shkak i shumë patologjive në pjesë të ndryshme të trupit, p.sh: aparati i frymëmarrjes, lëkura, sistemi nervor dhe aparati tretës.

Një seancë e hidrokolonterapisë zgjat 40-45 minuta.

SHËRBIMI 3

Mineralograma

Mineralograma ose analiza e mineraleve nëpërmjet flokut ofron një ekzaminim indirekt të teprisë, mungesës ose shpërndarjes jo të njëtrajtshme të këtyre elementëve në trup.

Ndryshimet e humorit, hiperkineza, nervoziteti, apatia, depresioni dhe gjithçka që ka të bëjë me sferën emocionale, janë të lidhura ngushtë me biokiminë e mineraleve dhe ndryshimet e saj. Akumulimi i më shumë se 1 nga elementët toksik mund të ketë efekte sinergjike negative, edhe nese çdo element më vete nuk është tejet i lartë.

PRANDAJ NE VLERËSOJMË NJË ‘PIKËZIM TOTAL’ TË ELEMENTËVE TOKSIKË.

SHËRBIMI 4

Nutrigjenetika

Nutrigjenetika është shkenca që studion marrëdhënien midis gjeneve, regjimit ushqimor dhe predispozitës për të zhvilluar sëmundje si hipertensioni, diabeti, Alzheimer etj.

Aplikimet e nutrigjenetikës janë të shumta. Nëpërmjet nutrigjenetikës mund të identifikohen shumë çrregullime (psh. diabeti, sindromi metabolik).

Testi kryhet nëpërmjet një tamponi bukal (nga goja) me pështymë.

SHËRBIMI 5

Terapia me Oksigjen Hiperbarik

Është një nga opsionet më të mira të trajtimit të shumë sëmundjeve për shkak të hiperoksigjenimit në nivel qelizor të të gjithë trupit, gjë që çon në ripërtëritjen e tij dhe eliminimin e shkaqeve të shumë sëmundjeve.

Oksigjenizimi hiperbarik ose HBOT, është një metodë trajtimi që konsiston në vendosjen e pacientit në një mjedis me presion të lartë, të quajtur dhomë hiperbarike, ku përmes një maske oksigjeni, oksigjenon pacientin me një përqendrim midis 93-95%.

PËRDORET NGA KUSHDO QË DËSHIRON TË OKSIGJENOJË TRUPIN E TIJ NË NIVEL QELIZOR.

SHËRBIMI 6

Stresi Oksidativ

Stresi oksidativ është një formë stresi kimik që i detyrohet një çekuilibri midis radikaleve të lira dhe antioksidantëve në organizëm.

Radikalet e lira janë molekula me elektrone të paçiftuara, çka i lejon këto të fundit të reagojnë lehtësisht me molekulat e tjera duke rezultuar në reaksione kimike oksidative.

NJË RRITJE E RADIKALEVE TË LIRA VEÇ NXITJES SË SHFAQJES SË SHUMË SËMUNDJEVE, NXIT PLAKJEN E PARAKOHËSHME TË ORGANIZMIT.

SHËRBIMI 7

Breath Test H.Pylori ose Urea Breath Test

Testi i frymëmarrjes është një mjet diagnostik që përdoret për të ndihmuar në përcaktimin e disa kushteve mjekesore qe ndikojnë në traktin tretës.

Duke analizuar frymën dhe gazrat që përmbahen në të, ne mund të kontrollojmë disa kushte shumë specifike te aparatit tretës që të mund të fillojne të trajtohen siç duhet.

BREATH TEST PËR H.PYLORI ËSHTË NJË TEST I THJESHTË, JO-INVAZIV DHE ME SAKTËSI TË LARTË DIAGNOSTIKE.

SHËRBIMI 8

Terapia Imunomodulatore

Për çfarë përdoret E.P.D? E.P.D përdoret me sukses në trajtimin e tipeve të ndryshme të fenomeneve alergjike, ndërmjet të cilëve: alergjia nga polenet, astma, riniti alergjik, urtikaria dhe angioedema, si dhe hiperaktiviteti, migrena, ekzema, artriti.

Terapi pesë-vjeçare. Dy injeksione, nga një çdo gjashtë muaj, tre vitet e para dhe një injeksion në vit dy vitet e fundit. Periudhat e aplikimit: shtator-tetor & mars-prill.

PACIENTI PRET RRETH 30 MINUTA PAS CDO ADMINISTRIMI NË MËNYRË QË TË SHIHEN REAKSIONET EVENTUALE NGA TERAPIA.

SHËRBIMI 9

Përgatitje e Regjimit Ushqimor të Personalizuar

FitHealth Clinic ofron regjime ushqimore sipas nevojave tuaja individuale. Disa nga regjimet ushqimore që ofrojmë përfshijnë: regjim ushqimor sipas intolerancave, regjim ushqimor në shtatzëni dhe laktacion.

regjim ushqimor për rënie apo shtim në peshë, regjim ushqimor për sportistë apo regjim ushqimor në patologji të ndryshme (diabet mellitus, sëmundje të tiroides, sëmundje të traktit tretës si: Kolit ulçeroz, sindromi i zorrës së irrituar, diarre kronike, fisura anale, hemorroide...)

Ne jemi çfarë hamë, prandaj të hamë atë që na nevojitet.

<

SHËRBIMI 10

Estetika

FitHealth Klinik ofron: Trajtime fytyre me: Madara Organic Skincare (Madara Peel, Madara Detox, Madara Smart, Madara Sos Hydra, Madara Charcoal & Mud, Madara time Miracle)

Gjithashtu klinika jonë mundëson: Dermapen, Mikrodermoabrazion me kristale Zinku dhe Diamanti, Presoterapi, Kavitacion vakum terapi dhe radiofrekuencë për trupin dhe fytyrën, Termokoperta me baltë për trupin.

Shërbimet më të mira estetike ju do ti gjeni pranë klinikës sonë.

SHËRBIMI 11

Fizioterapi

Terapia me Tecar RF (radiofrequency) bën të mundur transferimin e energjisë elektromagnetike me frekuencë të lartë përmes indeve të buta të trupit nëpërmjet dy elektrodave, kapacitive dhe resistive për të stimuluar dhe aktivizuar të gjitha proceset natyrore të riparimit të trupit.

Shockwave Therapy është një terapi multidisiplinare që përdoret në shumë fusha të mjekësisë, veçanërisht në fizioterapi. Efektet kryesore të saj janë lehtësimi i shpejtë i dhimbjes dhe rikthimi i lëvizshmërisë artikulare.

Fiziterapia në FitHealth Clinic: Terapia me Tecar RF & Shockwave therapy