Shërbime

Terapia Imunomodulatore

Për çfarë përdoret E.P.D? E.P.D përdoret me sukses në trajtimin e tipeve të ndryshme të fenomeneve alergjike, ndërmjet të cilëve: alergjia nga polenet, astma, riniti alergjik, urtikaria dhe angioedema, si dhe hiperaktiviteti, migrena, ekzema, artriti.

Terapi pesë-vjeçare. Dy injeksione, nga një çdo gjashtë muaj, tre vitet e para dhe një injeksion në vit dy vitet e fundit. Periudhat e aplikimit: shtator-tetor & mars-prill.

PACIENTI PRET RRETH 30 MINUTA PAS CDO ADMINISTRIMI NË MËNYRË QË TË SHIHEN REAKSIONET EVENTUALE NGA TERAPIA.

Si administrohet E.P.D?

✔ E.P.D: administrohet nëpërmjet një injeksioni intradermik në 1/3 e poshtme të parakrahut. Sasia e vaksinës së injektuar ka përmasën e një pike shiu. Injeksioni provokon një bulzë të vogël dhe një ndjesi të lehtë djegieje që largohen pas disa minutave.

Cilët alergenë miksohen?

✔ Ekzistojnë përzierje të ndryshme alergenësh, ndërmjet të cilëve ushqimet më të zakonshme, alergenët e transportuar nga ajri, disa agjentë kimikë dhe substanca të ndryshme. Çdo pacienti i administrohet përzierja e alergenëve që i përshtatet më shumë.

A është e sigurt E.P.D?

✔ Sasia e alergenëve që administrohet në çdo dozë të E.P.D-së nuk është asnjëherë më e madhe se doza që administrohet zakonisht në një prick test (provat kutane alergjike). Për këtë arsye, E.P.D është një trajtim shumë më i sigurt se terapitë konvencionale të desensibilizimit.

A është efikase E.P.D?

✔ Studimet tregojnë se E.P.D është efikase në më shumë se 80% të pacientëve. E.P.D mund të jetë efikase në ata pacientë që paraqiten me shumëllojshmëri simptomash dhe/ose patologjish.

Sa injeksione janë të nevojshme?

✔ Në rastin e alergjive të thjeshta, si psh. nga pluhuri i shtëpisë pas 2-3 injeksioneve të para shihen përmirësimet. Situatat më të komplikuara kërkojnë 4 ose më shumë injeksione para se të vërehet një përmirësim sinjifikant.