Shërbime

Breath Test H.Pylori ose Urea Breath Test

Testi i frymëmarrjes është një mjet diagnostik që përdoret për të ndihmuar në përcaktimin e disa kushteve mjekesore qe ndikojnë në traktin tretës.

Duke analizuar frymën dhe gazrat që përmbahen në të, ne mund të kontrollojmë disa kushte shumë specifike te aparatit tretës që të mund të fillojne të trajtohen siç duhet.

BREATH TEST PËR H.PYLORI ËSHTË NJË TEST I THJESHTË, JO-INVAZIV DHE ME SAKTËSI TË LARTË DIAGNOSTIKE.

Urea Breath test ose Breath test për H.Pylori :

✔ Ky test që është më sensitivi dhe më specifik për të treguar praninë e H.pylorit në stomak. Testi konsiston në marrjen e kapsulës ose lëngut që është e përzier me ure ose karbon të ngjyrosur jo-radioaktiv C13 jo të dëmshëm për organizmin. Nëse ka prezencë të H.pylorit në stomak karboni joradioaktiv do zbërthehet nga ureaza e bakterit duke liruar CO2. Karboni i ngjyrosur lirohet përmes frymënxjerrjes në një aparat të posaçëm që mat sasinë e karbonit të ngjyrosur dhe në varësi të nivelit të saj vlerësohet prezenca e bakterit.

Breath test Gluten:

✔ Breath test është një test i dobishëm për diagnostikimin e malabsorbimit ose keqpërthithjes së glutenit, jo vetëm në pacientët celiakë, por dhe ata që kanë ndjeshmëri ndaj glutenit jo-të lidhur me celiakinë. Në pacientët celiakë vërehet keqpërthithje e sorbitolit, prandaj ky lloj testi i frymëmarrjes është i dobishëm për identifikimin e subjekteve me sëmundje celiake të patrajtuar, ose si një metodë për të identifikuar ato subjekte që do t’i nënshtrohen testeve të mëtejshme (të tilla si biopsia e zorrëve, aktualisht standardi i artë për diagnostikimin e sëmundjes celiake).

Breath test Laktozë :

✔ Breath test është një metodë e cila përdoret për të diagnostifikuar keqpërthithjen e laktozës në organizëm. Keqpërthithja e laktozës vjen si pasojë e mungesës së laktazës në trup, një enzimë e prodhuar normalisht nga zorra e hollë që është e nevojshme për tretjen e laktozës (sheqerit që gjendet në qumësht). Keqpërthithja e laktozws shoqërohet me fryrje, gazra, ose diarre cdo herë që konsumohen produkte të qumështit.

Breath test Glukoze për përcaktimin e rritjes së baktereve në zorrën e hollë.

✔ Small intestinal bacterial overgrowth (SIBO) përkufizohet si shtim i baktereve në zorrën e hollë. Ndryshe nga zorra e trashë, e cila është e pasur me florë bakteriale, zorra e hollë ka më pak se 10,000 organzima/ml. SIBO mendohet të jetë shkaku i diarresë kronike dhe malabsorbimit. Pacientët me SIBO shfaqin humbje të padëshiruar në peshë, deficite nutricionale, osteoporozë. Breath testing është tanimë metoda predominuese për vlerësimin e pacientëve me SIBO, kjo për shkak të thjeshtësisë së testit, sigurisë dhe faktit që nuk është metodë invasive.