
Mineralograma ose analiza e mineraleve nëpërmjet flokut ofron një ekzaminim indirekt të teprisë, mungesës ose shpërndarjes jo të njëtrajtshme të këtyre elementëve në trup.
Ndryshimet e humorit, hiperkineza, nervoziteti, apatia, depresioni dhe gjithçka që ka të bëjë me sferën emocionale, janë të lidhura ngushtë me biokiminë e mineraleve dhe ndryshimet e saj. Akumulimi i më shumë se 1 nga elementët toksik mund të ketë efekte sinergjike negative, edhe nese çdo element më vete nuk është tejet i lartë.
Ky ekzaminim është i rëndësishëm për të zbuluar metalet toksike që pengojnë funksionimin normal të trurit, si dhe për të zbuluar nivelet e mineraleve esenciale për një shëndet të mirë.
Rezultatet tregojnë nivelet e 39 elementeve toksike dhe esenciale, 5 raporte elementesh dhe interpretimin e rezultateve. Këshillohet si ekzaminim për problemet e mëposhtme:
- Deficit i vëmendjes
- Hiperaktivitet
- Alzheimer
- Anemi
- Çrregullimet e ankthit
- Lodhje kronike
- Depresioni
- Probleme me tretjen
- Alergjitë ushqimore
- Probleme motorike (të lëvizjes)
- Çrregullime obsesivo-komplusive
- Psikoza
- Probleme dermatologjike
- Çrregullime të gjumit
- Sindroma Tourette