Shërbime

Hidrokolonterapia

Hidrokolonterapia konsiston në një lavazh të zorrës së trashë me ujë të ngrohtë të purifikuar në temperaturën e trupit.

Çdo ditë mbetjet dhe toksinat që lidhen me të ushqyerit dhe stresin, e helmojnë zorrën e trashë duke humbur një pjesë të funksionit. Të gjitha këto, që depozitohen në zorrë mund të jenë shkak i shumë patologjive në pjesë të ndryshme të trupit, p.sh: aparati i frymëmarrjes, lëkura, sistemi nervor dhe aparati tretës.

Një seancë e hidrokolonterapisë zgjat 40-45 minuta.

Hidrokolonterapia eliminon mbetjet e depozituara në muret e zorrës si: qelizat e vdekura epiteliale, materiale fekale, mbetje që irritojnë zorrën, toksina, parazitë dhe substanca të dëmshme për organizmin.

Eliminohen ndër të tjera dhe gazrat prezente në brendësi. Zorra e pastruar rigjen funksionimin optimal, duke favorizuar imunitetin natyral dhe duke riekuilibruar procesin e asimilimit dhe eliminimin e substancave, duke rregulluar harmoninë e brendshme dhe për pasojë përmirësohet shëndeti i përgjithshëm i individit.