Shërbime

Fizioterapi

Terapia me Tecar RF (radiofrequency) bën të mundur transferimin e energjisë elektromagnetike me frekuencë të lartë përmes indeve të buta të trupit nëpërmjet dy elektrodave, kapacitive dhe resistive për të stimuluar dhe aktivizuar të gjitha proceset natyrore të riparimit të trupit.

Shockwave Therapy është një terapi multidisiplinare që përdoret në shumë fusha të mjekësisë, veçanërisht në fizioterapi. Efektet kryesore të saj janë lehtësimi i shpejtë i dhimbjes dhe rikthimi i lëvizshmërisë artikulare.

Fiziterapia në FitHealth Clinic: Terapia me Tecar RF & Shockwave therapy

1. TECAR THERAPY : Tecar RF është terapia më e përdorur në fizioterapi e cila pothuajse nuk ka asnjë efekt anësor.

✔ Terapia me Tecar RF (radiofrequency) bën të mundur transferimin e energjisë elektromagnetike me frekuencë të lartë përmes indeve të buta të trupit nëpërmjet dy elektrodave, kapacitive dhe resistive për të stimuluar dhe aktivizuar të gjitha proceset natyrore të riparimit të trupit. Elektroda kapacitive përqëndron terapinë në shtresat muskulare, ndërsa elektroda resistive depërton më në thellësi si psh. tendinat dhe sipërfaqet kockore. Kombinimi i të dyja elektrodave siguron një trajtim të saktë dhe efektiv në çdo nivel të indeve të buta.

✔ Është vërtetuar shkencërisht që jep efekte terapeutike si lehtësim i menjëhershëm i dhimbjes, relaksimin e muskujve, zvogëlimin e edemës, rigjenerimin dhe shërimin e indeve të buta. Përdoret për të trajtuar çdo dëmtim muskulo-skelektik, cervikalgjitë, dorsalgjitë, lumbago, distorsionet e kaviljes, trigger point ( fibromialgjitë ), fazën post-operatore të gjurit etj.

2. SHOCKWAVE THERAPY

✔ Shockwave therapy është një terapi multidisiplinare që përdoret në shumë fusha të mjekësisë, veçanërisht në fizioterapi. Efektet kryesore të saj janë lehtësimi i shpejtë i dhimbjes dhe rikthimi i lëvizshmërisë artikulare. Së bashku me faktin e të qënit një terapi jokirurgjikale pa nevojën për qetësues kundër dhimbjeve, e bën atë një terapi ideale për të shpejtuar shërimin dhe kuruar dhimbjet akute dhe kronike. ✔ Shockwave është një valë akustike e cila mbart energji të lartë dhe godet pikat e dhimbshme. Energjia e aplikuar aktivizon proceset e rigjenerimit dhe shërimit të tendinave dhe indeve të tjera të buta. Energjia kinetike e aparaturës, e krijuar nga ajri i kompresuar, transferohet tek koka e elektrodës dhe më tej brenda në inde. Përdoret në tendinopati të ndryshme, epikondilitet medial dhe lateral, spur-kalkanear/fashitet plantare, bursit i kalcifikuar i shpatullës, trigger point (fibromialgjitë ) etj.