Shërbime

Estetika

FitHealth Klinik ofron: Trajtime fytyre me: Madara Organic Skincare (Madara Peel, Madara Detox, Madara Smart, Madara Sos Hydra, Madara Charcoal & Mud, Madara time Miracle)

Gjithashtu klinika jonë mundëson: Dermapen, Mikrodermoabrazion me kristale Zinku dhe Diamanti, Presoterapi, Kavitacion vakum terapi dhe radiofrekuencë për trupin dhe fytyrën, Termokoperta me baltë për trupin.

Shërbimet më të mira estetike ju do ti gjeni pranë klinikës sonë.

Presoterapi:

✔ Presoterapia është një trajtim i mjekësisë estetike, e cila përdor presionin e ajrit, në formën e një masazhi duke aktivizuar sistemin limfatik në mënyrë që të përmirësojë qarkullimin në të gjithë trupin. Sistemi limfatik është përgjegjës për pastrimin dhe mbrojtjen e trupit, eliminimin e toksinave, yndyrnave dhe luftimin e mikrobeve, infeksioneve dhe substancave toksike. Presioni i ajrit shpërbën akumulimin e dhjamit të lokalizuar në zonën e kofshëve dhe barkut, më pas e largon atë së bashku me pjesën tjetër të lëngjeve të tepërta dhe toksinave përmes sistemit limfatik. Përdoret për të eliminuar dhe zvogëluar celulitin, për të eliminuar dhjamin dhe për dobësim, eliminimi i lëngjeve dhe toksinave, edemës dhe limfoedemës, si dhe pas liposuction ose nje diete për dobësim.

Kavitacion, vakum terapi dhe radiofrekuencë për trupin dhe fytyrën:

✔ Kavitacioni është një teknikë jo-kirurgjikale për të hequr dhjamin e lokalizuar duke përdorur ultratinguj me frekuencë të ulët, e cila aplikohet në zonën ku dhjami është i përqëndruar për t’i shpërbërë ato. Më pas ajo eliminohet me anë të sistemit urinar dhe atij limfatik. Kjo teknikë përdoret gjithashtu për të eliminuar dhe zvogëluar “lëkurën e portokallit” duke i rikthyer pamjen normale dhe elasticitetin lëkurës në zonat e trajtuara. Është e rëndësishme të theksojmë që të mos përdoret afër organeve të trupit pasi mund t’i dëmtojë ato. Një seancë mund të zgjasë 40 minuta me një interval prej 3 ditësh midis secilës për të arritur një rezultat të kënaqshëm. Këshillohet të pihet shumë ujë para dhe pas çdo seance për të ndihmuar në eliminimin e toksinave dhe yndyrnave, si dhe mbajtja e një diete me kalori të ulët për të arritur një rezultat akoma më të mirë.

✔ Vakum terapi është një teknikë jo-invazive që konsiston në trajtimin e indeve të buta me vakum që aplikohet për eliminimin e celulitit dhe dhjamit të lokalizuar, përveç efekteve të tjera pozitive për shëndetin dhe trupin. Përmirëson elasticitetin e lëkurës, tonifikon, ndihmon në humbjen e peshës.

✔ Radiofrekuenca është një teknikë e cila korrigjon strukturën e lëkurës duke stimuluar fibroblastet përmes nxehtësisë intradermale, duke rigjeneruar kolagjenin dhe përmirëson elasticitetin e indeve të buta dhe lëkurës. Ajo prodhon një ngrohje të thellë që depërton deri në indin yndyror nënlëkurë. Nxehtësia favorizon drenimin e sistemit limfatik, i cili do të largojë lëngjet dhe toksinat në të cilat nguliten adipocitet e celulitit, si dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës duke e bërë atë me të butë dhe si pasojë zvogëlimin e rrudhave. Është normale që lëkura të ketë një skuqje që kërkon një kohë shumë të shkurtër për t’u zhdukur. Është një teknikë shumë e sigurtë dhe mund të përdoret dhe në fytyrë, por nuk rekomandohet tek gratë shtatzëna, sëmundjet e zemrës, apo individë me proteza metalike.

Termokoperta me baltë për trupin

✔ Termokoperta është një terapi e jashtëzakonshme dhe ofron mundësinë për të kryer një sauna të vërtetë, me të gjitha përfitimet për mirëqënien tuaj dhe për të humbur të gjitha kilet e tepërta. Ajo ndihmon në detoksifikimin e trupit dhe djeg dhjamin, përshpejton lipolizën dhe eliminon yndyrnat e tepërta në të gjithë trupin. Përshpejton metabolizmin, ka efekt relaksues në dhimbjen muskulare, forcon sistemin imunitar, eliminon stresin dhe përmirëson cilesinë e jetesës.