Shërbime

Intoleranca Ushqimore

Intolerancat ushqimore janë reaksione kronike ndaj ushqimeve që konsumohen shpesh, të cilat duke u grumbulluar në organizëm provokojnë shqetësime që nuk shfaqen menjëherë (si në rastin e alergjisë), por mund të kenë distancë në kohë (deri në 72 orë më vonë).

Si pasojë e akumulimit të ushqimeve intolerante, organizmi nxit prodhimin e disa toksinave (citokina) të cilat ngacmojnë sistemin tonë imunitar në organet apo indet më sensitive.

TESTI I INTOLERANCËS USHQIMORE KRYHET NËPËRMJET MARRJES SË GJAKUT.

Testi i intolerancës ushqimore kryhet nëpërmjet gjakut dhe konsiston në kqyrjen në mikroskop me metoda citologjike sesi qelizat e bardha dhe të kuqe të gjakut të pacientit reagojnë në kontakt me ekstraktet ushqimore.

Pas përcaktimit të intolerancave hartohet një regjim ushqimor duke ruajtur kalorazhin ditor normal, por duke eleminuar ushqimet intolerante për një periudhë disa mujore.

Pas kësaj periudhe mungese ushqimet riprezantohen në dietë duke shmangur marrjet ditore të ekzagjeruara që favorizojnë një akumulim të ri në organizëm.