Steatoza hepatike apo dhjamosja e mëlçisë: Çështë dhe çfarë duhet të dimë për të?

STATOZA HEPATIKE

Mëlçia është një nga organet më të rrezikuara nga regjimet ushqimore aktuale. Kur grumbulloni yndyrë ju mund të shkoni drejt asaj që quhet steatozë të mëlçisë. Sot jemi dëshmitarë të një epidemie të vërtetë të steatozës hepatike të shkaktuar nga kequshqyerja. 40% e të rriturve kanë mëlçi të yndyrshme. Jo vetëm kaq, madje 15% e fëmijëve dhe adoleshentëve kanë steatozë të mëlçisë. 50% e fëmijëve obezë kanë mëlçi të komprometuar. Kjo sëmundje do të rritet edhe më shumë në vitet në vijim, sepse ne kemi një dietë të gabuar dhe sepse konsumojmë shumë alkool. Sigurisht, është doza që prodhon dëmtime, por nuk ka gjë të tillë si një alkool "i mirë", që është vera, dhe një alkool "i keq", që do të thotë pijet superalkoolike. Alkooli është dhe mbetet toksike për mëlçinë, kur tejkalohet doza e tolerueshme midis burrave dhe grave. Femrat janë më të rrezikuara ndaj alkoolit sesa meshkujt, sepse metabolizojnë alkoolin me më shumë vështirësi në nivelin e mëlçisë.

 

Mëlcia dhe pasha trupore

Për të humbur peshë, për të rikuperuar një peshë të shëndetshme trupore duhet të "shkarkoni" mëlçinë nga akumulimi i yndyrës në hepatocitet e saj. Ne hamë një dozë të tepërt karbohidratesh, ushqime të përbëra me miell, të cilat shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak dhe insulinës pas çdo vakti. 70% e gjakut që vjen në mëlçi vjen nga zorrët. Një dozë e tepërt e karbohidrateve kthehet në glikogjen dhe acide yndyrore të ngopura në mëlçi. Ditë pas dite, yndyra depozitohet në hepatocitet dhe kur mëlçia arrin peshën prej 2 kilogramësh, kjo është ajo që quhet steatoza, e cila duket në një ekografi dhe mund të rritet çdo ditë. Kjo yndyrë e dëmshme quhet yndyrë ektopike (dhjamë pa vend). Personat me steatozë të mëlçisë do të thotë se tashmë po akumulojnë yndyrë në organe të tjera: muskuj, pankreas, palcën e kockave... Gjithashtu rrisin transaminazat në gjak. Mëcia mund të preket nga fibroza dhe mund të degjenerojë në cirrozë, nëse nuk ndërpritet depozitimi i vazhdueshëm i triglicerideve brenda saj. Në gjendjen e steatozës, mëlçia nuk arrin të marrë insulinën nga gjaku, hormoni pas vaktit i stimuluar nga karbohidratet. Kjo është arsyeja pse një person me steatozë të mëlçisë dhe insulinë të lartë në gjak nuk mund të humbasë peshë. Njerëzit me steatozë hepatike janë shpesh në një gjendje të rezistencës ndaj insulinës. Çdo dietë dështon. Ai mund të arrijë të humbasë disa kilogramë, por kjo do të rifitohet menjëherë. Me steatozë zvogëloni - eliminoni të gjitha format e alkoolit, kufizoni djathrat, mos i kaloni 50 g karbohidrate për vakt (çdo ushqim vegjetal përmban dozën e tij të karbohidrateve).

Për t’ju ndihumar për këtë ju duhet një takim me nutricionistin. Ju mund të vini në Klinikën FitHealth dhe të merrni regjimin tuaj të personalizuar. Kështu mund të ulni nivelin e yndyrnave, sheqerit në gjak, por edhe të përmirësoni pamjen tuaj!

Shëndeti është në pjatë, në çdo moshë!