Si te shmangim pasojat që COVID solli tek ne?

Pasojat long-term të COVID-19 nuk lidhen me atë se sa i sëmurë je përpara se të marrësh  COVID-19. Shumica e njerëzve mund të presin që të përmirësohen me kalimin e kohës, por duket se ndonjë simptomë si lodhja, probleme me kujtesën dhe përqendrimin, diarre, dhimbje stomaku, humbje e oreksit, ndryshime në erë ose shije, pagjumësi, marramendje, dhimbje kyçesh, depresioni dhe ankthi, zhurma në vesh, dhimbje veshi, dhimbje koke, ndjesi të vështirësisë në frymëmarrje janë ende prezente.

Cila është dieta më e mirë për rikuperim?

Ushqimi mund të jetë sfidues kur nuk jeni mirë. Por trupi juaj ka nevojë për një shumëllojshmëri të ekuilibruar dhe të gjerë të vitaminave, mineraleve, proteinave, energjisë, fibrave dhe lëngjeve për të punuar më mirë dhe për të ndihmuar në rikuperimin. Një ngrënie e mirë ndihmon muskujt tuaj të rindërtohen, ruan sistemin tuaj imunitar dhe rrit nivelet tuaja të energjisë.

Dietat me këtë ekuilibër dhe diversitet përfshijnë dietën e tipit mesdhetar (e konsideruar si një dietë anti-inflamatore).

Bazojini vaktet tuaja në patate, bukë integrale, oriz, karbohidrate të tjera, pasi ato janë një burim i mirë energjie. Llojet e drithërave integrale janë të mira për fibrat dhe shpesh çlirojnë energji më ngadalë, gjë që ndihmon në dobësinë e lodhjen që ndjeni post-COVID19.

Çdo ditë, synoni të keni të paktën pesë porcione me një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh, për të marrë vitamina, minerale dhe fibra. Të freskëta, të ngrira, të konservuara ose të thara janë të vlefshme.

Fasulet, bishtajat, arrat dhe farat, peshku, vezët dhe mishi janë burime të mira të proteinave. Hani mish të kuq më rrallë, veçanërisht lloje të përpunuara si salcice, burgers, proshutë.

Peshku është me pak yndyrë dhe është i mirë për t'u përfshirë dy herë në javë, veçanërisht llojet me vaj si salmoni dhe sardelet, të cilat janë të pasura me omega-3.

Qumështi, djathi dhe kosi janë burime të proteinave dhe disa vitaminave. Ato janë gjithashtu një burim i rëndësishëm i kalciumit, i cili i mban kockat të shëndetshme. Nëse zgjidhni alternativa të qumështit, sigurohuni që ato të jenë të fortifikuara me kalcium.

Zgjidhni vajra të pangopur dhe përdorni në sasi të vogla.

Pini shumë lëngje, veçanërisht ujë, qumësht ose pije pa sheqer. Lëngjet e frutave dhe smoothies gjithashtu vlejnë.

Mbi të gjitha është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun nutricionist, i cili përllogarit me saktësi elementët që ju duhen në bazë të problematikës post-COVID-19. Kështu ju nuk do t’ju duhet të hani shumë/pak, por të merrni sasinë e duhur të kalorive e nevojave ushqimore ditore.

 

 

 

Çfarë mund të ndihmojë me ndryshimet e nuhatjes dhe shijes?

 

Disa njerëz përjetojnë humbje ose ndryshim në erë dhe shije, pas një infeksioni COVID. Këto ndryshime zakonisht nuk zgjasin shumë, por mund të ndikojnë në ushqimin tuaj. Mjekët rekomandojnë këshilla të ndryshme si shtimi i shijeve të forta si erëzat, ose shijet e mprehta dhe të hidhura si agrumet mund të ndihmojë. Disa njerëz mendojnë se ndryshimi i teksturave të ushqimit të tyre e bën atë interesant. Ushqimi i shërbyer i ftohtë ose në temperaturë dhome shpesh tolerohet më mirë.

HBOT dhe pasojat post-COVID.

Terapia me Oksigjen Hiperbarik (HBOT) përkufizohet si frymëmarrje 100% e oksigjenit në një sistem të mbyllur nën presion në më shumë se një atmosferë. Për disa dekada terapia hiperbarike ka evoluar në mënyrë të qëndrueshme dhe po fiton vrull. Pranimi po rritet në të gjithë botën, për momentin, informacioni gjithëpërfshirës dhe përvoja që rrjedhin nga eksperiencat dhe provat shumëvjeçare kanë nxitur zhvillime të mëdha. Aplikimet e oksigjenit hiperbarik për një gamë të gjerë kushtesh të përshtatshme, po dëshmohen si një formë trajtimi me kosto efektivitet. Terapia me Oksigjen Hiperbarik (HBOT) është njohur nga mjekët, profesionistët mjekësorë, terapistë sportivë, atletët dhe trajnerët si një trajtim i sigurt dhe ligjor për të përshpejtuar rikuperimin nga lëndimet, për të përmirësuar performancën atletike dhe për të lehtësuar lodhjen.

HBOT nxit:

Krijimin e enëve të reja të gjakut; Ul inflamacionin dhe acidin laktik; Rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut (mbrojtja imunitare); Përmirëson aftësinë e qelizave të bardha të gjakut për të vrarë agjentët infeksiozë; Përmirëson rigjenerimin e kockave për shërim më të shpejtë; Redukton edemën; Rrit prodhimin e kolagjenit.

Sic duket është në mënyrë të padiskutueshme zgjidhja ideale për personat të cilët kanë kaluar COVID. HBOT së bashku me një rregjim ushqimor adekuat dhe një jetë aktive do të mundësojnë kapërximin e problematikave shëndetësore që sjell ky infeksion.