A ka ardhur koha të mos e konsumojmë më sheqerin?

Nuk eshte asnje sekret qe sheqeri mund te shkaktoje probleme nese ju po konsumoni me shume ushqime te embla. Gjithsesi shumica prej nesh po konsumojne shume sheqerna. 

Efektet e rrezikshme qe mund te kete ne shendetin tuaj fizik jane te studiuara mire, prandaj dhe ne flasim kaq shume per reduktimin e dozes se sheqernave per te minimizuar rrezikun e ketyre efekteve, si semundjet kronike.

Nderkohe qe mos konsumimi i shqernave mund te rezultoje ne te qenurit me te shendetshem fizikisht, eshte efekti qe sheqeri ka ne shendetin tone mendor qe ja vlen te rishikohet.

1. Sheqeri mund te ndikoje ne humorin tuaj. 

Ju ndoshta keni dëgjuar për termin "sugar rush” (nevoje e menjehershme per sheqer) dhe mbase jeni drejtuar tek një donut ose tek nje pije e konservuar për një nxitje shtesë gjatë një dite të gjatë.

Sidoqoftë, sheqeri nuk mund të jetë një zgjedhje kaq pozitive mbi të gjitha. Hulumtimet e fundit tregojnë se nje doze e vogel ushqimore me sheqerna nuk ka asnjë efekt pozitiv në gjendjen shpirtërore.

Në fakt, sheqeri mund të ketë efektin e kundërt me kalimin e kohës.

Një studim i publikuar në 2017 ka zbuluar se konsumimi i një diete të pasur ne sheqerna mund të rrisë shanset për raste të çrregullimeve të humorit tek meshkujt dhe çrregullime të përsëritura të humorit si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.

Një studim i fundit për vitin 2019 zbuloi se konsumimi i rregullt i yndyrnave të ngopura dhe sheqernave të shtuara ishin të lidhura me ndjesi më të larta të ankthit tek të rriturit mbi moshën 60 vjeç.

Megjithëse nevojiten më shumë studime për të forcuar marrëdhëniet midis gjendjes shpirtërore dhe konsumit të sheqerit, është e rëndësishme të merren parasysh se si dieta dhe zgjedhjet e mënyrës së jetesës mund të ndikojë në mirëqenien tuaj psikologjike.

2. Mund të dobësojë aftësinë tuaj për te perballuar stresin.

Nëse ideja juaj për të përballuar stresin përfshin një akullore, ju nuk jeni te vetmit. Shumë njerëz i drejtohen ëmbëlsirave me sheqer kur ndjehen të shqetësuar.

Kjo për shkak se ushqimet me sheqer mund të dobësojnë aftësinë e trupit për t'iu përgjigjur stresit.

Sheqeri mund t’ ju ndihmojë të ndiheni më pak të irrituar duke shtypur boshtin adrenal- hipofize-  hipotalamus (HPA) në trurin tuaj, i cili kontrollon përgjigjen tuaj ndaj stresit.

Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë, Davis zbuluan se sheqeri pengon sekretimin e kortizolit të shkaktuar nga stresi në pjesëmarrëset e shëndetshme femra, duke minimizuar ndjenjat e ankthit dhe tensionit. Kortizoli njihet si hormoni i stresit.

Megjithatë, ëmbëlsirat e ngrëna për qëllimin e “lehtësimit” mund t'ju bëjnë më të varur nga sheqeri dhe të rrisin rrezikun e mbipeshes dhe sëmundjeve të lidhura me të.


3. Sheqeri mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e depresionit.

Eshtë e vështirë të shmangësh deshiren për ushqime të ëmbla, veçanërisht pas një dite të vështirë.

Por cikli i konsumimit të sheqerit për të menaxhuar emocionet tuaja mund të bëjë që ndjenjat e trishtimit, lodhjes ose deshperimit të përkeqesohen.

Studime të shumta kanë gjetur një lidhje midis dietave të pasura në sheqer dhe depresionit.

Mbivendosja e sheqerit shkakton pabarazi në disa kimikate të trurit. Këto çekuilibrime mund të çojnë në depresion dhe madje mund të rrisin rrezikun afatgjatë të zhvillimit të një çrregullimi të shëndetit mendor në disa njerëz. 

Në fakt, një studim i vitit 2017 zbuloi se meshkujt që konsumonin një sasi të lartë sheqeri (67 gram ose më shumë çdo ditë) kishin 23 përqind më të prirë të merrnin një diagnozë të depresionit klinik brenda 5 viteve.

Edhe pse studimi thjesht përfshiu meshkujt, lidhja midis sheqerit dhe depresionit është gjetur edhe tek femrat.

4. Sheqeri zvogëlon fuqinë e trurit tuaj

Stomaku juaj mund t'ju thotë të konsumoni nje leng te konservuar qershie te ftohte , por truri juaj ka një ide tjetër.

Hulumtimet në zhvillim kanë zbuluar që dietat e pasura në sheqer mund të dëmtojnë funksionimin konjitiv, madje edhe në mungesë të shtimit në peshë ekstreme ose marrje të tepërt të energjisë.

Një studim i vitit 2015 zbuloi se konsumimi i niveleve të larta të pijeve të ëmbëlsuara me sheqer dëmtuan funksionet neurokognitive si vendimmarrja dhe kujtesa.

Një studim tjeter zbuloi se vullnetarët e shëndetshëm në të 20-tat rezultuan më keq në testet e kujtesës dhe kishin nje kontroll më të dobët të oreksit pas vetëm 7 ditëve të ngrënies së një diete të lartë me yndyrë të ngopur dhe sheqerna të shtuar.

Ndërsa më shumë studime janë të nevojshme për të krijuar një lidhje më të qartë midis sheqerit dhe njohjes, ia vlen të përmendet se dieta juaj mund të ndikojë në shëndetin tuaj të trurit.


Nëse keni neps per embëlsira, ja me çfarë duhet ta zevendesoni!

Vetëm se ju po shmangni ose kufizoni sheqerin e përpunuar nuk do të thotë që duhet t’i mohoni vetes kënaqësinë e marrjes së sheqerit. Ne mund të marrim sheqer cdo ditë përmes frutave dhe perimeve. Përmendim këtu karrotat, pataten e embël, panxharin, mango, qershi, kiwi apo banane. Një opsion tjetër ëmbëlsuesi është mjalti apo Stevia. 

Kujdes, një regjim i shëndetshëm ushqimor mund të kthehet në mikun tuaj dhe në armikun e pasojave që mund të shkaktojë sheqeri në trup! Ti mund të konsumosh sasinë e duhur të sheqerit, pa e dëmtuar shëndetin me regjimet e Klinikës FitHealth dhe me ushqimin e FitHealth Catering!