Një fillim i shëndetshëm për të reduktuar obezitetin në fëmijëri

Një fillim i shëndetshëm për të reduktuar obezitetin në fëmijëri

 

Zgjedhja e ushqimit të nënës para dhe gjatë shtatzënisë mund të kontribuojë në shëndetin e ardhshëm të fëmijëve të saj. Për gratë shtatzëna, zakonet kryesore përfshijnë ngrënien e një shumëllojshmërie ushqimesh, sigurimin e nevojshëm të vitaminave dhe mineraleve, shtimin e një sasie të përshtatshme  në peshë, aktivitet të rregullt fizik dhe shmangien e substancave të dëmshme.

 

Kur fëmija vjen në jetë, është e rëndësishme që të porsalindurit të marrin ushqimin e duhur që në fillim. Studimet kanë treguar se ushqyerja me gji ofron shumë përfitime si për foshnjën ashtu edhe për nënën. Përveç ushqyerjes në mënyrën e duhur që në lindje, kryerja e aktivitetit fizik në moshë të re është gjithashtu e rëndësishme.

 

Ushqimi i duhur gjatë shtatzënisë

Nënat e ardhshme kanë nevojë për një shumëllojshmëri ushqimesh nga të gjitha grupet ushqimore për të marrë elementet e nevojshëm për një shtatzëni të shëndetshme. Gratë shtatzëna kanë nevojë për një dietë të ekuilibruar duke përfshirë drithëra, fruta, perime, proteina pa yndyrë, qumësht me pak yndyrë dhe yndyrna të shëndetshme. Një shtesë multivitamine mund të rekomandohet nga mjeku juaj ose dietologu për të siguruar që të merrni mjaftueshëm hekur, acid folik dhe lëndë të tjera ushqyese.

 

Shtim i shëndetshëm i peshës gjatë shtatzënisë

 

Sasia e ushqimit që një grua ka nevojë gjatë shtatzënisë varet nga një sërë gjërash duke përfshirë faktorë të tillë si pesha para shtatzënisë, shkalla me të cilën ajo fiton peshë, mosha dhe oreksi.

Hulumtimet tregojnë se rreziku i problemeve gjatë shtatzënisë dhe lindjes është më i ulët kur shtimi i peshës është brenda kufijve të shëndetshëm. Nëse është e nevojshme, një dietolog  mund ti ofrojë ndihmë të personalizuar për plotësimin e nevojave për lëndë ushqyese me një sasi të përshtatshme kalorish në mënyrë që të përshtaten me stilin e jetës personale dhe preferencat ushqimore.

Përfitimet e ushqyerjes me gji

Akademia e Ushqyerjes dhe Dietologjisë rekomandon ushqyerjen ekskluzive me gji për gjashtë muajt e parë nëse është e mundur për të siguruar ushqim dhe mbrojtje optimale të shëndetit dhe vazhdimin e ushqyerjes me gji me shtimin e ushqimeve plotësuese nga 6 muaj deri në të paktën 12 muaj.

Përveçse  i ofroni femijes  ushqim më të mirë, ushqyerja me gji redukton rrezikun e infeksioneve të veshit, sëmundjeve të frymëmarrjes, infeksioneve gastrointestinale mbase dhe  të vdekjes së papritur të foshnjës dhe obezitetin. Ushqyerja me gji gjithashtu i ofron nënës përfitime, duke përfshirë ndihmën në humbjen e peshës pas lindjes dhe reduktimin e rrezikut të kancerit të gjirit, madje dhe te kancerit ovarian.