Pse duhet të zgjedhim HBOT para/pas ndërhyrjeve kirurgjikale?

Hulumtimet e vazhdueshme për HBOT-në kanë treguar se përdorimi i saj përpara dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale është një aplikim i ri i mundshëm trajtimi, i cili mund të zvogëlojë shkallën e ndërlikimeve dhe qëndrimin në spital. Kjo lidhet me efektin e HBOT-së në uljen e stresit oksidativ, inflamacionit dhe procesin e angiogjenezës që ndodhin pas një ndërhyrjeje kirurgjikale. Analiza e studimeve të përfshira tregoi se HBOT zvogëlon përqëndrimet e proteinave të fazës akute pro-inflamatore, interleukinave dhe citokinat, dhe rrit faktoret e tjerë pro-angiogjenezës. Disa artikuj vune re këtë rritje vetëm pas séancës së parë HBOT ose për një kohëzgjatje të shkurtër pas cdo seance.

Disa studime grupore dhe prova të rastësishme të kontrolluara, të ekzekutuara në procedura të ndryshme kirurgjikale, raportuan shkallë më të ulët të komplikimeve postoperative dhe një kohëzgjatje të reduktuar të qëndrimit në njësine e kujdesit intensive pas përdorimit të HBOT-së para operacionit. Duke qënë se edhe mbrapa fazës postoperative mund të ndodhin komplikacione, perdorimi i  HBOT-së mund të parandalojë ato efekte negative të operacionit.

Sic e dimë terapia me okigjen hiperbarik ose shkurt “HBOT” është një trajtim mjekesor ku merrni 100% okigjen, e cila lejon që oksigjeni të arrijë deri në indet e privuara nga oksigjeni, ndërsa rrit aftesitë shëruese në trup. Ne në përditshmerin tonë marrim vetëm 21% oksigjen , ku pjesa me e madhe shkon në tru dhe organet kryesore të trupit dhe nuk ka mjaftueshem për të furnizuar cdo pjesë të trupit.

Pse mjekët rekomandojnë terapinë hiperbarike të oksigjenit pas operacionit?

Terapia me oksigjen hiperbarik është trajtimi i përsosur kur dilni nga ndërhyrjet kirurgjikale për rekuperimin  më  të shpejtë të plagës.  Oksigjeni i marrë shkon direkt në rekuperimin e plagës, zvogëlon inflamacionin dhe lufton infeksionin e mundshëm post-operator. Ju thjesht duke përdorur HBOT-në aktivizoni aftësitë natyrore shëruese të trupit dhe po e lejoni trupin të bëjë punën e tij në një mënyrë më të shpejtë. Sic e dim cdo plagë e ndërhyrjeve kirurgjikale do disa muaj për t’u shëruar. Ndërkohë me HBOT-në, ju shkurtoni kohën duke fituar rekuperimin në disa javë me një plan të plotë trajtimi. Pavarësisht nëse është një operacion urgjence ose një procedurë e planifikuar , ndjekja e protokolleve të duhura të rimëkëmbjes pas operacionit është thelbësore për shërimin e saktë, të shpejtë dhe të lehtë. Hapi më i rëndësishëm në rekuperimin e operacionit është ndjekja e udhëzimeve të daljes nga spitali, por për disa pacientë rekuperimi mund të kërkojë më shumë përpjekje dhe trajtime shtesë për t’u shëruar me sukses në perudhën tipike kohore për procedurën e specifikuar. Shume kirurgë  tani po rekomandojnë terapinë postoperative me HBOT për të ndihmuar pacientët e tyre të shërohen sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurtë.

Si ndodh zakonisht rekuperimi i pacientëve?

Edhe pse varet nga lloji i operacionit, kirurgët shpesh rekomandojnë që pacientët të ndjekin këto këshilla bazë për t’u shëruar shpejt dhe në mënyrë efektive pas operacionit të tyre:
    -të mos neglizhojnë kontrollet pasuese
   - të praktikojnë higjenën e duhur për të parandaluar infeksionin
   - të qëndrojnë të hidratuar dhe të mbajnë një regjim të shëndetshëm
   - të mbajnë dhimbjen në një nivel të tolerueshëm
   - të qëndrojnë aktiv, duke kryer ecje të lehta

Fatkeqësisht, shumë pacientë shpesh janë aq të etur për t’u kthyer në aktivitetet e tyre të përditshme sa më shpejt që të jetë e mundur, saqë nuk i ndjekin këto protokolle të rimëkëmbjes dhe përfundojnë me komplikime të padëshiruara pas operacionit, si mpiksje gjaku ose në tromboza.

Cilat janë përfitimet e terapisë hiperbarike të oksigjenit në rikuperimin kirurgjikal?

Dëshira për t’u shëruar në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë pas operacionit është vendi ku pacientët shpesh zbulojnë për here të parë terapin hiperbarike të oksigjenit si një trajtim shërues pas operacionit. Duke e ekspozuar trupin në një atmosferë me 100% oksigjen që është të paktën 10-15 herë më shumë se normalja, terapia hiperbarike e oksigjenit punon për të shpejtuar në mënyrë të sigurt kohën e rikuperimit të trupit deri në 75% pas operacionit duke:

- ulur edemën, hematomën dhe inflamacionin.
- reduktuar dhimbjen pa pasur nevojë për medikamente kundër dhimbjes pas operacionit.
- rritur sistemin imunitar të trupit për të luftuar infeksionet dhe bakteret

HBOT përshpejton shërimin duke lejuar që më shumë oksigjen të arrije në zonat e trupit tuaj më të prekura nga operacioni, sic është plaga juaj, dhe për të shëruar dhe reduktuar simptomat tuaja pas operacionit

Cilat janë operacionet ku HBOT ndihmon në rekuperim?

Një studim mbi efektin e HBOT-së mbi infeksionin dhe inflamacionin e kockave pas sternotomisë dhe kirurgjisë kardiotorakale zbuloi se kohëzgjatja e qëndrimit në njësinë e kujdesit intensive dhe kohëzgjatja e ventilimit me presion pozitiv ishin të gjitha dukshëm me të ulëta në pacientët me HBOT sesa ata pa.

Hulumtimet kanë treguar rezultate të shkëlqyera me HBOT për rikuperimin kirurgjik pas procedurave të mëposhtme:

- transplanti i flokëve dhe shumë procedura të tjera estetike.
- proteza kokso-femorale dhe ajo e gjurit.
- kirugjia kardiotorakale
- lindja cezariane
- riparimi i hernies inguinale
- mastektomia
- kirurgjia e shtylles kurrizore
- kirurgjia dentare
- operacionet e traumës ortopedike etj.