Diabeti në Shtatzëni

Dietë për Diabetin në Shtatzëni - Diabeti Gestational

Çfarë është diabeti gestacional?

Diabeti mellitus gestacional është një sëmundje e karakterizuar nga prania e niveleve të larta të sheqerit në gjak (hiperglicemia), e cila fillon ose diagnostikohet për herë të parë në tremujorin e dytë ose të tretë të shtatzënisë. Kjo sëmundje prek rreth 18% të grave shtatzëna, por në shumicën e rasteve ajo zgjidhet pas lindjes. Është e rëndësishme të rikontrollohet patologjia pas lindjes së fëmijës pasi shumë gra shtatzëna me diabet tip 2 të padiagnostikuar më parë janë diagnostikuar gabimisht si me diabet gestacional.

Prania e sheqerit në nivele të larta në gjak tek nëna, bën që fëmija të marrë një sasi më të madhe të sheqerit, një gjendje që mund të:

-Të provokojë një rritje anormale të fetusit (e quajtur makrosomia e fetusit), e cila shpesh bën që nëna të duhet të lindë me sectio caesarea;

-Të predispozojë për komplikacione gjatë lindjes, si distocia e shpatullave;

-Të predispozojë fëmijën për zhvillimin e diabetit mellitus, mbipeshës ose obezitetit;

-Të ekspozojë nënën ndaj rrezikut të hipertensionit në shtatzëni, preeklampsisë (proteinuri -hipertension) dhe diabetit mellitus të tipit 2 pas lindjes. Për këto arsye është mirë që sëmundja të diagnostikohet dhe trajtohet në kohë.

Shkaqet e diabetit gestacional:

Një nga shkaqet kryesore të shfaqjes së diabetit në shtatzëni është prodhimi fiziologjik nga placenta, i hormonit laktogenik të placentës.Ky hormon ka për detyrë të nxisë marrjen e glukozës (sheqerit) nga fetusi për qëllime ushqyese, por ndikon në veprimin e insulinës së nënës (një hormon tjetër i prodhuar nga qelizat beta të pankreasit që ka për detyrë të kontrollojë sheqerin në gjak).Rrjedhimisht, pankreasi përgjigjet duke prodhuar një sasi më të madhe të insulinës në mënyrë që të kundërshtojë veprimin e hormonit laktogjen të placentës.Në disa gra sekretimi i insulinës është i pamjaftueshëm, duke rezultuar në një gjendje hiperglicemie.

Simptomat e diabetit në shtatzëni:

Shenjat dhe simptomat e diabetit gestacional zakonisht nuk janë shumë të dukshme, prandaj diagnoza e sëmundjes mund të bëhet përmes analizave të nevojshme gjatë shtatzënisë.

Megjithatë, disa gra mund të kenë çrregullime të tilla si:

  • Rritje e pajustifikuar e etjes (polidipsia);
  • Dëshira e shpeshtë për të urinuar (poliuria);
  • Gojë e thatë;
  •  Infeksione të shpeshta të traktit urinar ose vaginës, si cistiti dhe kandidoza;
  •  Nauze dhe të vjella;
  • Lodhje, dobësi;
  • Çrregullime vizuale.

Diagnoza dhe trajtimi i diabetit gestacional:

Është e rëndësishme të vëzhgohet niveli i sheqerit në gjak të nënës në fillim të shtatzënisë për të identifikuar dhe rrjedhimisht për të trajtuar siç duhet një gjendje diabetike që paraekzistonte në konceptimin e fetusit (glicemia esëll ≥126 mg/dl).

Midis javës së 24-të dhe të 28-të të shtatzënisë, periudha në të cilën prodhimi i hormonit laktogenik të placentës është më i lartë, diabeti gestacional kontrollohet duke përdorur kurbën e ngarkesës së glukozës orale për gratë me të paktën një nga këto karakteristika:

-Mosha ≥ 35 vjeç;

-Indeksi i masës trupore (ose BMI) para shtatzënisë është ≥25.

-Makrosomia fetale (fëmijë me rritje mbi normale) në një shtatzëni të mëparshme;

-Histori familjare për diabetit mellitus;

-Diabeti gestacional në shtatzëni të mëparshme.

Vlerat që tregojnë praninë e diabetit gestacional në kurbën e glicemisë me 75 g glukozë janë:

Glukoza plazmatike esëll  ≥92 mg/dL;

Glukoza plazmatike pas një ore ≥180 mg/dl;

Glukoza plazmatike e gjakut pas 2 orësh ≥153 mg/dL

Nëse vuani nga diabeti gestacional është thelbësore të pyesni mjekun nutricionist ose gjinekologun për këshilla pasi zakonisht ai kontrollohet mirë me një dietë specifike, të ekuilibruar dhe një program të personalizuar të aktivitetit fizik.

Rekomandime të përgjithshme dietike

Është thelbësore konsultimi me një mjek dietolog, i cili është në gjendje të vlerësojë nevojat ushqyese të secilës grua dhe të formulojë një plan ushqimor të përshtatshëm. Nëse dieta dhe aktiviteti fizik nuk do të mjaftojnë, do të jetë e nevojshme marrja e insulinës (në 10-20% e grave me diabet gestacional). Në parim, është e nevojshme që të:

  • Ndiqni një dietë të përshtatshme për shtatzëninë, e cila respekton nevojat në veçanti për kalcium, hekur dhe acid folik. Mos harroni se “dietë” nuk do të thotë të hash pak, pra “kufizim kalori”, por një dietë korrekte, e shëndetshme dhe e ekuilibruar. Këto janë të rëndësishme për të gjithë, por janë më shumë për gruan në pritje të ëmbël, për mirëqenien e saj dhe të fëmijës që do të lindë.
  • Reduktoni konsumin e sheqernave të thjeshta, duke preferuar karbohidratet komplekse.
  • Reduktoni konsumin e yndyrave, veçanërisht të yndyrave të ngopura.
  • Rritni konsumin e fibrave.
  • Shmangni periudhat e urisë të zgjatur dhe kurrë mos i anashkaloni vaktet. Uria e zgjatur (agjërimi) mund të shkaktojë shfaqjen e trupave ketone (substanca që janë të dëmshme për fëmijën).
  • Shmangni teprimet ushqimore në fundjavë.
  • Konsumoni vakte të plota (karbohidrate + proteina shtazore + perime) për drekë dhe darkë. Për të futur një sasi të mjaftueshme të proteinave me vlerë të lartë biologjike dhe vitaminave B, këshillohet që të konsumohen dy porcione çdo ditë, duke alteruar: peshk, mish pa dhjamë, vezë, qumësht dhe djathë.
  • Ndani sasinë totale të karbohidrateve komplekse (bukë, makarona, oriz, etj.) në mënyrë të barabartë në tre vaktet kryesore.
  • Konsumoni dy snacks në ditë, një në mesditë dhe një pasdite.
  • Gatuani në një mënyrë të thjeshtë, pra pa yndyrna të shtuara, si p.sh. pjekje në skarë, zierje në avull, pjekje në furrë etj.
  • Zgjidhni fruta dhe perime sipas stinës, duke i përzgjedhur ato me ngjyra të ndryshme për të mënjanuar monotoninë ushqimore.
  • Vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet parandalimit të infeksioneve, si toksoplazmoza dhe listerioza, të cilat janë potencialisht të dëmshme për fetusin, ose ndaj të cilave gruaja shtatzënë është më e prekshme, siç është salmoneloza. Rreziku i infeksionit dhe hiperglicemia nuk janë të rrezikshme vetëm për gratë me diabet gestacional, prandaj ushqimet e renditura më poshtë tek "ushqimet e ndaluara", duhen shmangur për të gjitha gratë shtatzëna në përgjithësi.
  • Gatuani ushqimin siç duhet (ushqimi duhet të jetë i gatuar mirë, i nxehtë dhe i zier me avull).
  • Lajini mirë frutat dhe perimet përpara se t'i konsumoni.
  • Mos hezitoni të pyesni nutricionistin dhe gjinekologun tuaj nëse nevojitet apo jo një suplement medikamentoz për të mbuluar nevojat për hekur, acid folik ose lëndë të tjera ushqyese.

Ushqimet që nuk duhen konsumuar:

-Sheqer i të gjitha llojeve (i bardhë dhe kafe), mjaltë, shurupe për të ëmbëlsuar pijet.

-Reçel frutash.

-Ëmbëlsirat, tortat e mbushura me kremra të përpunuar, paste, snacks me çokollatë, karamele, etj. Këto ushqime me volum të vogël ofrojnë shumë kalori dhe yndyra, duke kontribuar në shtimin e tepërt dhe të shpejtë të peshës si dhe në ndryshimin e niveleve të sheqerit në gjak.

-Fruta me ëmbëlsues të shtuar (shurup) apo të konservuara.

-Pije me sheqer si cola, portokallata, ujë tonik, çaj i ftohtë, por edhe lëngje frutash, sepse përmbajnë në mënyrë natyrale sheqer (fruktozë) edhe nëse në paketim kanë fjalët “pa sheqer të shtuar”.

-Alkooli. Këshillohet që të mënjanoni çdo pije alkoolike, duke përfshirë verën dhe birrën, për shkak të efekteve që mund të ketë etanoli tek fetusi, si dhe marrjes së lartë të sheqerit që jepet nga shumë prej këtyre pijeve (p.sh. koktejle).

-Salca që përmbajnë sheqer si ketchup.

-Yndyrna shtazore si gjalpë, margarinë. Mishrat me yndyrë (p.sh. rosë, qengji, proshutë, etj.), mish i konservuar, i pjekur dhe i skuqur, të brendshmet (p.sh. zemra, mëlçia, etj.).

-Ushqime të konservuara ose me shëllirë.

Shmangni ushqimet krudo ose vetëm të gatuara nga jashtë, si peshku, mishi dhe vezët, për të parandaluar infeksionet ushqimore që janë të rrezikshme për nënën dhe foshnjën:

-Ushqim deti të papërpunuar si midhjet, molusqet, kallamarët etj.

-Vezë të papërpunuara ose të papjekura (p.sh. karbonara, vezë të ziera të buta, etj.), pasi ato mund të jenë një burim për salmonelën.

-Peshk i papërpunuar dhe peshk i tymosur, si sushi, tartari, salmoni i tymosur etj.

-Qumësht i papërpunuar (i papasterizuar).

-Djathëra të butë nga qumështi i papërpunuar, djathëra si gorgonzola dhe ato meksikane (queso Oaxaca) për shkak të rrezikut të listeriozës. Këto djathëra mund të hahen vetëm kur gatuhen mirë.

-Mish i papërpunuar ose i papjekur, si biftek i pagatuar mirë.

-Salsiçe me përmbajtje të lartë yndyrash të ngopura si sallam, frankfurter etj. Salcice të papërpunuara, të tilla si proshutë, për gratë e ndjeshme ndaj toksoplazmozës.

Ushqimet e lejuara në sasi të moderuar:

-Kafe, kufizoni konsumin në 1 filxhan në ditë.

-Frutat, të konsumohen në sasinë dhe llojin që ka përcaktuar nutricionisti pasi disa prej tyre përmbajnë sasi të shumtë sheqeri (fruktozë). Disa fruta me sasi të lartë sheqeri janë: rrush, fiq, hurma, gështenja. Nëse konsumohen të gatuara ose pure, mos shtoni sheqer.

-Kripë . Është mirë të pakësoni sasinë e shtuar në pjata gjatë dhe pas gatimit.

-Patatet janë burime të rëndësishme niseshteje, mund të konsiderohen si zëvendësues për bukën, makaronat, orizin dhe drithërat e tjerë. Ato mund të konsumohen me frekuencë minimale gjatë javës sepse shkaktojnë rritje të ndjeshme të sheqerit në gjak pas një vakti.

-Bishtajat (fasulet, bizelet, thjerrëzat etj.), pasi përmbajnë karbohidrate dhe për këtë arsye rrisin sheqerin në gjak. Sidoqoftë, bishtajoret janë një burim i rëndësishëm i proteinave bimore. Këshillohet që ato të konsumohen së bashku me drithërat (1 ose 2 herë në javë), duke krijuar kështu gatime unike (p.sh. makarona dhe fasule).

-Pica rekomandohet të konsumohet një herë në javë (mund të shoqërohet me perime dhe fruta).

Ushqimet e lejuara dhe të rekomanduara

-Të gjitha drithërat dhe derivatet e tyre (craker) rekomandohen të përdoren në përgatitjen e ushqimeve.

-Perimet e stinës, rekomandohen në porcione të mëdha, për sa kohë që nuk tejkalohet sasia e caktuar e erëzave.

-Qumështi dhe derivatet (të pasterizuar ose të gatuar mirë), sepse janë ushqimet që ofrojnë sasinë më të madhe të kalciumit shumë të disponueshëm (të asimilueshëm). Në rast të intolerancës ndaj laktozës, konsumoni qumësht pa laktozë (nëse tolerohet mirë).

-Peshku i gatuar mirë preferohet mbi të gjitha ushqimet e tjera të pasura me proteina. Këshillohet që të konsumohet në dozat e përcaktuara, të paktën tre herë në javë, mundësisht të gatuar në skarë, në furrë, në avull ose të pjekur.

-Mishrat: viçi, pulë, lepur, gjeldeti, mish derri, pa yndyrë. Mishi duhet gatuar mirë (edhe nga brenda). Shmangni shoqërimin me salca.

-Vezët, të konsumohen gjithmonë të ziera mirë, sepse janë burim i rëndësishëm i proteinave, hekurit dhe luteinës.

-Vaj ulliri ekstra i virgjër, i papërpunuar dhe me sasi të moderuar.

-Ujë, të paktën 1,5 litra në ditë.

-Lëng mishi pa yndyrë ose lëng perimesh.

-Erëza aromatike për të përmirësuar shijen e pjatave, në sasinë e duhur.

-Limoni si shoqërues për sallata dhe perime, pasi vitamina C nxit përthithjen e hekurit që përmbajnë perimet.

Këshilla praktike

  • Aktiviteti fizik i rregullt e ndihmon mamin të qëndrojë në formë dhe e përgatit atë për lindjen e foshnjës. Aktiviteti fizik përdoret gjithashtu për të siguruar që insulina të kontrollojë në mënyrë më efektive nivelin e glukozës në gjak. Megjithatë, gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për llojin dhe shpeshtësinë e aktivitetit fizik të rekomanduar.
  • Monitorimi i rregullt i niveleve të glukozës në gjak është thelbësor. Ndonjëherë mund të nevojiten injeksione të insulinës për të ndihmuar në kthimin e nivelit të glukozës në normalitet.
  •  Pastroni mirë frutat dhe perimet e freskëta, shpëlajini me ujë të rrjedhshëm.
  • Mbani një higjenë të rreptë në kuzhinë për të parandaluar infeksionet nga ushqimi.
  • Lexoni etiketat e produkteve, veçanërisht për t'u siguruar për përmbajtjen e tyre të sheqerit.
  • Peshohuni rregullisht jo më shumë se një herë në javë, në mëngjes me stomak bosh.
  •  Mos pi duhan! Pirja e duhanit dëmton shëndetin e nënës dhe të foshnjës së saj.
  • Pica, orizi, patatet kanë një indeks më të lartë glicemik. Prandaj këshillohet që pas konsumimit të këtyre ushqimeve të bëni një shëtitje për të ulur sheqerin në gjak pas një vakti.
  • Snacket janë shumë të rëndësishme, veçanërisht pasditeve, për të shmangur periudhat e gjata të urisë.
  • Në rast të terapisë me insulinë, orari i vakteve dhe ushqimeve duhet të kombinohet me orarin e insulinës.
  • Proteinat shtazore (mishi, shpendët, peshku, vezët, qumështi, djathi) dhe proteinat bimore (bizele, fasule, thjerrëza, arra, etj.) sigurojnë proteinat e nevojshme për rritjen e fëmijës. Megjithatë, nuk duhet të kufizohet vetëm në proteinat vegjetale. Nëse ndiqni një dietë me bazë bimore, pyesni mjekun se si të respektoni dietën për të arritur nevojat e duhura ushqyese.