Do të doja të filloja...Po pres kohën perfekte!

Do të doja të filloja të mbaja një regjim të shëndetshëm. Jam thjesht duke pritur kohën e përsosur…

Jeni duke pritur për "kohën e përsosur" për të filluar të hani më mirë, të ushtroheni, apo të jeni në formë?

Nëse po, disa nga këto fraza mund të duken të njohura:

Kur të jem pak më e lirë.

Kur të gjej një shoqe për të bërë stërvitje...

Po kur?

Nesër. Javën tjeter. Kurrë.

Qeniet njerëzore janë gjithmonë "në pritje të kohës së përsosur". Por pse?

Për shumë, është një justifikim i madh. Na ndihmon të shmangim punën reale.

Për të tjerë, perfeksionizmi dhe shmangia shërbejnë si armaturë e fortë kundër kritikës dhe dështimit të mundshëm.

"Unë mund të ___ por ___" na mban të sigurt nga pasiguria.

Nuk ka kohë perfekte. Nuk do të ketë kurrë.

Gjithçka që duhet të bëni si fillim është të filloni. Pra merrni telefonin në dorë dhe rezervoni konsultën tuaj në klinikën Fithealth apo abonohuni në regjimet e shëndetshme të Fithealth catering.

T’ia nisësh nga diku nënkupton fillimin e veprimit. Të fillosh do të thotë të përkushtohesh ndaj një zgjedhjeje.

Shumë njerëz që sapo kanë filluar një nismë të re supozojnë se për shkak se ndjejnë rezistencë, kanë dështuar. Fakti që brokoli ka shije të hidhur kur e provon për herë të parë, apo se e ke pjekur pak më tepër pa dashje, nuk do të thotë se s’mund të mbash dot një regjim të pasur me fruta dhe perime.

Jepi vetes kohë. Rezistoji dëshirës për të shtypur pauzë. Rezisto dhe pak. Ke për t’i arritur qëllimet që i ke vendosur vetes.

Që një raketë të largohet nga toka, ka nevojë për një motor shtesë.

Ne mund të fillojmë—dhe të qëndrojmë në lëvizje—vetëm. Por sigurisht që ndihmon kur dikush na jep një shtysë. Më pas, nuk do të kemi më nevojë për atë motor shtesë.

Ne do t’ia dalim, por fillimisht duhet të nisim.

Aksesoni Shërbimet

Në FitHealth Clinic do të gjeni shërbimet më të mira për të përmirësuar jetën tuaj.