9 benefitet e koenzimes Q10 (CoQ10)

Koenzima Q10, e njohur gjithashtu si CoQ10, është një përbërje që ndihmon në gjenerimin e energjisë në qelizat tona.

Trupi ynë prodhon CoQ10 natyrshëm, por prodhimi i saj tenton të ulet me kalimin e moshës. Për fat të mirë, CoQ10 mund ta marrim edhe përmes suplementeve ose ushqimeve.

Probleme të ndryshme shëndetësore si sëmundjet e zemrës, të trurit, diabeti dhe kanceri lidhen me nivele të ulëta të CoQ10.

Një gjë është e sigurt: shumë kërkime kanë zbuluar gamën e gjerë të përfitimeve shëndetësore të CoQ10.

Çfarë është CoQ10?

CoQ10 është një antioksidant natyral që përdoret nga qelizat për t’u mbrojtur nga dëmtimet oksidative dhe bakteret ose viruset që shkaktojnë sëmundje.

Prodhimi i CoQ10 zvogëlohet kur plakemi. Kështu, njerëzit e moshuar duket se kanë mungesë të kësaj substance.

Disa shkaqe të tjera të mungesës së CoQ10 përfshijnë :

  • Mangësi ushqyese, siç është mungesa e vitaminës B6
  • Defektet gjenetike në sintezën ose përdorimin e CoQ10
  • Kërkesat në rritje nga indet si pasojë e sëmundjeve të ndryshme
  • Sëmundjet mitokondriale
  • Stresi oksidativ për shkak të plakjes

Hulumtimet tregojnë se CoQ10 luan disa role kryesore në trupin tonë.

Një nga funksionet e saj kryesore është të ndihmojë në gjenerimin e energjisë në qeliza. Është  gjithashtu e përfshirë në krijimin e adenosine triphosphate (ATP), e njohur ndryshe si molekula transportuese e energjisë në qeliza. Duke qenë se ATP-ja përdoret për të kryer të gjitha funksionet e trupit dhe dëmtimi oksidativ është shkatërrues për qelizat, nuk është për t’u habitur që disa sëmundje kronike lidhen me nivele të ulëta të CoQ10 .

Përqendrimet më të larta të CoQ10 gjenden në organet me kërkesat më të mëdha për energji, të tilla si zemra, veshkat, mushkëritë dhe mëlçia.

1. Përmirëson simptomat e pacientëve me probleme kardiake

2. Mbron vezët dhe spermën nga stresi oksidativ

3. Mbron lëkurën nga rrezet UV

4. Trajton dhe parandalon dhimbjet e kokës

5. Përmirëson performancën e ushtrimeve 

6. Rregullon nivelet e sheqerit në GJAK

7. Mund të ndihmojë në uljen e mundësisë së përsëritjes së kancerit

8. Mbron qelizat nervore nga stresi oksidativ

9. Redukton inflamacionin kronik në organizëm