Rutina e dimrit për një sistem imunitar të fortë realizohet vetëm në Fithealth!

Kërcënimi i vazhdueshëm i COVID-19, i shoqëruar nga sezoni i ardhshëm i gripit, është një kujtesë kthjelluese e rëndësisë së marrjes së masave paraprake për shëndetin tonë. Përveç mbajtjes së maskave dhe distancimit social (që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së COVID dhe gripit!), ka shumë gjëra që mund të bëni për të mbajtur një sistem të fortë të mbrojtjes së brendshme:

 

 

  1. Kujdesuni për traktin tuaj tretës

Çfarë lidhje ka trakti tretës me sistemin imunitar? Shumë: sepse ky trakt nuk është thelbësor vetëm për tretjen e duhur të ushqimeve, por edhe për shëndetin tonë, pasi kontrollon 70% të mbrojtjes imune. Kapsllëku, vështirësitë me tretjen, fryrja e barkut, sëmundjet inflamatore dhe/ose kronike janë disa nga faktorët që mund të ndryshojnë funksionalitetin e zorrëve. Një zorrë e ngadaltë ose shumë e shpejtë lehtëson krijimin e mbetjeve dhe toksinave që krijojnë inflamacion dhe ndryshojnë funksionalitetin e murit të zorrëve. Prandaj kjo është koha e duhur për të rezervuar një takim në klinikën Fithealth, për të kryer një lavazh të zorrës së trashë - hidrokolonterapinë, për të identifikuar ndonjë intolerancë ushqimore të mundshme, apo thjesht për të marrë një regjim që i përshtatet nevojave tuaja.

  1. Ribalanconi mikrobiotën tuaj

Mikrobiota është tërësia e mikroorganizmave që popullojnë zorrën tonë. Mungesa e shumëllojshmërisë dhe dominimi i disa shtameve mbi të tjerat shkakton çekuilibër të florës, ose disbiozë. Nëse disbioza vazhdon për një kohë të gjatë, lehtëson inflamacionin dhe sëmundjet që nuk lidhen drejtpërdrejtë me zorrën, si ato degjenerative (Alzheimer, Huntington, Parkinson etj.). Në terma afatshkurtër, disbioza favorizon një dobësim të sistemit imunitar. Për të ribalancuar të gjithë ekosistemin e zorrëve marrja e probiotikëve në formë kapsule është mënyra më e mirë. Probiotikët rekomandohen, veçanërisht pas terapive me antibiotikë, duke parandaluar kështu krijimin e infeksioneve bakteriale dhe mykotike. Në farmacinë Fithealth do të gjeni Natural Flora, një probiotik me 8 shtame të ndryshme, që nuk përmban gluten, laktozë ose OMGJ.

  1. Hani shëndetshëm

Nëse vendosni karburantin e gabuar në makinën tuaj, ajo mund të ndalojë ose të ketë probleme gjatë rrugës. E njëjta gjë ndodh me ushqimin që hani çdo ditë, sepse ai është karburanti i trupit tuaj. Mikronutrientët që nevojiten për të ushqyer të gjitha pjesët e trupit tuaj rrjedhin nga ajo që hani. Nëse koha është ajo çka ju pengon të sillni në tryezë çdo ditë ushqime të freskëta, natyrale dhe organike Fithealth Catering është thjesht një telefonatë larg.

  1. Detoksikoni organizmin

A e dinit se ushqimet e shpejta, stresi, lodhja në punë rrisin nivelet e stresit oksidativ? Për këtë arsye rekomandohet të oksidoni trupin për të eliminuar toksinat e tepërta që prodhohen pjesërisht nga trupi juaj si një produkt i mbeturinave të proceseve të caktuara metabolike. Në klinikën Fithealth realizohet matja e stresit oksidativ, thjesht, shpejt, pa dhimbje. Nëpërmjet hartimit të një regjimi ushqimor të pasur me antioksidantë dhe marrjen e suplementeve të duhur ushqimorë ne do t’ju ndihmojmë të korrigjoni stresin oksidativ.

  1. Reduktoni nivelet e stresit

Edhe pse stresi nuk është një sëmundje, ai mund të çojë në shumë probleme shëndetësore. Nëse stresi bëhet kronik, sekretimi i kortizolit, i njohur edhe si hormoni i stresit, rritet. Kortizoli është një hormon që prodhohet natyrshëm nga trupi ynë, por në rast stresi ka tendencë të grumbullohet; në këtë mënyrë niveli i tij mbetet vazhdimisht i lartë. Kortizoli ndërhyn në funksionimin e sistemit tuaj imunitar duke reduktuar prodhimin e limfociteve, linja e parë e mbrojtjes kundër baktereve dhe viruseve. Në afat të gjatë, nëse stresi bëhet kronik, hormoni i stresit mund të pengojë sistemin imunitar, duke e bërë atë joefikas për të kryer detyrat e tij. Për të reduktuar nivelet e hormonit të stresit, por dhe për të hiperoksigjenuar organizmin tuaj, terapia hiperbarike me oksigjen - HBOT është zgjidhja perfekte për ju.

  1. Përmirësoni gjumin

A e dini se personat që vuajnë nga pagjumësia priren të sëmuren më lehtë? Gjumi është një komponent i rëndësishëm për shëndetin tuaj, sepse trupi rigjeneron veten gjatë gjumit, aktivizon sistemin imunitar dhe atë nervor dhe shpërndan qelizat imune si citokinat. Nëse, nga ana tjetër, qëndroni zgjuar, trupi nuk mund t'i kryejë këto detyra. Kjo ndodh sepse qelizat T priren të ulen, ndërsa prodhimi i qelizave pro-inflamatore rritet, duke favorizuar një ndryshim të homeostazës (ekuilibrit tonë). Mungesa e gjumit kontribuon në prodhimin e kortizolit, në sasi të tepërta, duke favorizuar një gjendje vigjilence dhe stresi kronik. Terapia hiperbarike e oksigjenit - HBOT redukton nivelit të stresit dhe përmirëson gjumin tuaj.

  1. BËNI AKTIVITET FIZIK

Stërvitja e rregullt është e mirë për shëndetin në shumë mënyra: ndihmon për të luftuar shfaqjen e sëmundjeve kronike dhe për të mbajtur një peshë të shëndetshme.

Aktiviteti i rregullt fizik në fakt lejon çlirimin e endorfinës, të quajtur hormoni i humorit të mirë, e cila ul nivelet e kortizolit, duke kundërshtuar aktivitetin e tij frenues. Koha që kaloni duke u ushtruar ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut, përmirëson qarkullimin dhe ju lejon të humbni kilogramët e tepërt. Megjithatë, nuk duhet ta teproni. Shumë ushtrime dhe shumë pak pushim mund të kenë efekt të kundërt në shëndetin tuaj.

  1. KULTIVONI MARRËDHËNIET TUAJA SHOQËRORE

Pse njerëzit që vuajnë nga vetmia dhe kanë pak marrëdhënie shoqërore priren të sëmuren më shumë? Sepse mungesa e socializimit rrit stresin dhe kontribuon në përkeqësim të humorit.

Por kjo nuk është e gjitha: njerëzit që vuajnë nga vetmia mund të zhvillojnë inflamacion të shkallës së ulët dhe një përgjigje imune më pak reaktive sesa ata që e rrethojnë veten me miqtë dhe familjen. Inflamacioni kronik mund të nxisë sëmundje të tjera, si sëmundjet e zemrës dhe demencën, dhe mund të ndikojë në aftësinë e sistemit imunitar për të kundërshtuar përhapjen e viruseve dhe baktereve potencialisht të dëmshme. Mundohuni të gjeni kohë gjatë javës për të vizituar të njohurit, miqtë dhe familjen. Është një mundësi për t'u ndjerë pjesë e një rrjeti, për të zhvilluar ndjeshmërinë tuaj dhe për të rritur vetëvlerësimin, si dhe mbrojtjen tuaj imune.