Vuan nga dhimbjet e kokës? Mos je intolerant ndaj ushqimeve që konsumon?

Shumë studime tregojnë se ka një lidhje mes ushqyerjes dhe dhimbjes së kokës. Nuk është gjithmonë një ëmbëlsirë apo alkooli që e gjeneron këtë dhimbje, por edhe ushqimet që konsiderohen të shëndetshme. Shpesh këto janë ushqime të konsideruara të padëmshme, të marra çdo ditë nga trupi dhe në fakt intolerancat ushqimore zhvillohen pikërisht ndaj ushqimeve që konsumojmë rregullisht. Kështuqelizat e sistemit imunitar mësojnë përmendësh substancën "armik" dhe, sa herë që bien në kontakt me të, aktivizojnë një proces inflamator të përgjithshëm.

Kjo është arsyeja pse simptomat e intolerancës ushqimore përfshijnë organe dhe sisteme të ndryshme, si truri dhe zorrët, të cilat, në sipërfaqe, duken të shkëputura nga njëra-tjetra. Gjithmonë për të njëjtën arsye, simptomat e një intolerance mund të jenë të jospecifike, pikërisht për shkak të prekjes së indeve të ndryshme të trupit. Mund të shfaqen simptomat tipike të një gastriti, por edhe skuqje e lëkurës, madje edhe marramendje të herëpashershme.

E gjithë kjo shkaktohet nga inflamacioni i përgjithshëm që zhvillohet në të gjithë trupin dhe është i njëjti proces që ndodh në trupin e një personi me intolerancë ndaj ushqimeve të ndryshme. Dhimbjet e kokës nga intolerancat ushqimore zakonisht karakterizohen nga një dhimbje pulsuese që përhapet në pjesë të ndryshme të kokës. Bëhet fjalë për dhimbje që mund të shoqërohen me mbindjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmës, por edhe të përziera dhe të vjella. Ndonjëherë sulmet zgjasin disa orë, ose për disa ditë, duke e dobësuar kështu trupin. Pikërisht për këtë arsye është jashtëzakonisht e rëndësishme jo vetëm të monitorohet niveli dhe shpeshtësia e dhimbjeve të kokës, por edhe të gjitha simptomat e tjera shoqëruese, në mënyrë që t'i jepni mjekut tuaj të gjithë informacionin e nevojshëm për të identifikuar shkaqet.