Çfarë synon regjimi detox?

Me dietë detox nënkuptojmë mbajtjen e një regjimi ushqimor që synon pastrimin e trupit nga toksinat ekzogjene, të grumbulluara për shkak të mënyrës së jetesës bashkëkohore. Këto të fundit janë rezultat i ushqimeve të përpunuara, me kimikate, pije alkoolike, stresit psikologjik, medikamenteve dhe ndotjes së mjedisit.

Dieta detox për këtë arsye synon të përmirësojë gjendjen e përgjithshme të shëndetit. Për më tepër, megjithëse nuk synon drejtpërdrejt rënien në peshë, për shkak të sasisë shumë të vogël të energjisë së futur nëpërmjet ushqimeve, nuk është e pazakontë që pas mbajtjes së këtij regjimi të ketë një ulje të peshës trupore për shkak të reduktimit të dhjamit.

Dieta detox bazohet në zbatimin e disa parimeve:

Ndryshimi i stilit të ngrënies: promovimi i konsumit të ushqimeve detoksifikuese në vend të atyre dehëse. Ushqimet detoksifikuese janë të gjitha ato të pasura në ujë, fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë në përgjithësi. Nga ana tjetër, dehësit përmbajnë proteina shtazore, aditivë, yndyrna të këqija dhe kolesterol, etj. dhe këto janë kryesisht: ushqime të shpejta (ushqime të skuqura, hamburger, ëmbëlsira…), produkte të paketuara, yndyrna të shtuara, ushqime të kripura, ushqime me sheqer, kafe, alkool etj.

Modifikimi i stilit të jetës: përmes rritjes së aktivitetit fizik, eliminimit të pirjes së duhanit, zvogëlimit të ekspozimit ndaj ndotjes së mjedisit dhe menaxhimit korrekt të stresit psikologjik.

Reduktimi i konsumit të medikamenteve që merren pa recetë, të tilla si: paracetamoli, ibuprodeni, oki…. 

Pastrimi i zorrës së trashë (hidrokolonterapia)

Kujdesi për shëndetin tuaj mendor: përmes praktikës së aktiviteteve të tilla si yoga ose meditim.

Siç u përmend dhe më sipërm, mekanizmat fiziologjikë mbi të cilët bazohet dieta detox synojnë të ndërpresin akumulimin e toksinave duke promovuar asgjësimin e tyre aktiv.