Analiza e përbërjes trupore

Analiza e përbërjes trupore është një metodë shumë e përhapur në praktikën klinike për shkak të besueshmërisë dhe saktësisë që ka si analizë. Në veçanti lejon të vlerësohet masa e hidratimit që ka trupi.

Në rastin e sëmundjeve kronike, infektive, endokrino-metabolike dhe kardiovaskulare, komponenti trupor që ndryshon dhe modifikohet menjëherë është uji.
Jo vetëm në rastin e sëmundjeve, por edhe në kushte fiziologjike të veçanta si p.sh sporti, plakja dhe rritja është me vlerë të kontrollohet gjendja e hidratimit në mënyrë që të kemi një mirëqënie fizike.

Impendenziometria, veç të tjerash, mat komponentë si masa muskulore apo dhjamore e trupit; pjesë të domosdoshme për të vendosur peshën korrekte të dëshiruar.
Kështu, impendenziometria rezulton e dobishme për të parandaluar dhe korrigjuar gjendjen e kequshqyerjes të lidhur me nën-peshën apo obezitetin.
Ofron gjithashtu sugjerimin për llogaritjen e nevojave minimale energjitike-nutricionale, duke përbërë një referim themelor për caktimin e programeve te aktiviteteve fizike dhe të dietologjisë.