Pse atletët duhet të këshillohen me një nutricionist?

Aktiviteti fizik është i mirë për shëndetin, përmirëson efikasitetin e sistemit kardiak, nxit eliminimin e toksinave dhe prodhimin e endorfinës.

Rregulli i parë i një regjimi ushqimor të shëndetshëm është respektimi i një diete të ekuilibruar, e cila konsiston në marrjen e të gjitha ushqimeve me origjinë shtazore dhe bimore në proporcionin e duhur, me një frekuencë që për disa ushqime është ditore, për të tjera javore. Kjo vlen si për atletët dhe për individët që nuk merren me sport.

Këshillohet që atletët të hanë 5 vakte në ditë (mëngjes, mesvakt, drekë, mesvakt dhe darkë) që sigurojnë kalori përafërsisht në këtë proporcion: nga karbohidratet (58%), nga proteinat (16-18%) (pa ekzagjeruar marrjen e tyre, pasi nuk është e vërtetë që sa më shumë proteina të hani, aq më shumë zhvillohen muskujt), dhe nga yndyrat (24-26%). Marrja e ekuilibruar e kalorive lejon tretje të mirë dhe rezerva të mira energjitike për sportistin.

Rregulli i dytë është respektimi i bilancit të energjisë. Çdo atlet ka nevoja ushqimore të veçanta, specifike dhe individuale, të cilat varen nga mosha, gjinia, karakteristikat fizike si pesha dhe gjatësia, nga roli që luajnë në fushë dhe natyrisht nga niveli në të cilin ai/ajo ushtron aktivitetin sportiv: aktivitet fizik I thjeshtë, gara apo kampionate, angazhimi amator apo profesional. Për këtë arsye është e rëndësishme që të këshillohen me një nutricionist, në mënyrë që t'i hartohet një regjim ushqimor i personalizuar në varësi të të gjitha karakteristikave që përmendëm më sipër. 

Ka të paktën 3 kategori atletësh: ata që merren me aktivitet fizik për të qënë të shëndetshëm dhe për të parandaluar sëmundjet kronike, ata që luajnë futboll, basketboll apo sporte të tjera me miqtë disa herë në javë dhe profesionistët që duhet të konkurrojnë për të fituar. 

Të rinjtë mund të bëjnë aktivitet të vrullshëm për një kohë të gjatë, të qëndrojnë në palestër apo fusha sportive më shumë, të vrapojnë qq shpejt sa u lejon forca e tyre. Të moshuarit duhet të bëjnë aktivitet fizik me intensitet të moderuar, të bëjnë pauza të nevojshme për të pushuar. Personat me probleme kardiake ose skeleto-muskulare, duhet të ushtrojnë sporte me intensitet të ulët dhe mesatar, dhe duhet të jenë shumë të kujdesshëm për të shmangur dëmtimeve të mundshme.

Ejani në klinikën FIthealth dhe merrni regjimin ushqimor që JU NEVOJITET. Kushtojini shëndetit dhe karrierës suaj rëndësinë e duhur.