Pse ju duhet një nutricionist edhe nëse jeni të shëndetshëm?

Disa nga arsyet pse ju duhet një ekspert nutricioni në jetën tuaj:

  1. Mungesë motivimi për të filluar– ju jeni duke jetuar shëndetshëm tani, mrekulli! Por që të vazhdoni kështu ju duhet të bëni disa ndryshime në stilin tuaj të jetesës sepse të jesh në formë në terma afatgjatë kërkon goxha përpjekje për të qene të sinqertë! Prandaj drejtohuni tek një ekspert nutricionist dhe mbushuni me motivim. Një nutricionist do t’ju drejtojë aty ku duhet kur ju mungon motivimi për të vazhduar.
    2. 
    Plane ushqimore individuale. Shijet e dy personave të ndryshëm nuk mund të jenë të njejta. Ndjekja e një plani ushqimor të përgjithshëm të nxjerrë nga interneti nuk do t’ju ndihmojë. Konsultohuni me një nutricionist i cili do të studiojë stilin tuaj te jetesës,intolerancat tuaja ushqimore dhe do t’ju sugjerojë një regjim ushqimor të personalizuar që nuk ju deprivon nga ushqimet tuaja të preferuara, në të njejtën kohë ju ndihmon të jeni super të shëndetshëm.
    3. 
    Receta të shëndetshme– nutricionistja juaj do t’ju ndihmojë të përgatisni receta të shëndetshme dhe të shijshme njëkohësisht. Mund të harxhoni vetëm 20 minuta kohë duke përgatitur një vakt “për të lëpirë gishtat” i cili njëkohësisht është shumë i pasur me lëndë ushqyese dhe vitamina.
    4. 
    Mbani një peshë ideale– ushqimi është faktori më i rëndesishëm kur vjen puna tek mbajtja e një peshe ideale. Me kalimin e viteve faktorëve i shtohen: stresi, imbalancat hormonale dhe yndyrnat jo të shëndetshme të cilat shtojnë peshën duke shkuar drejt obezitetit (shumica e këtyre faktorëve mund të eliminohen).
  2. 5. Jini të lumtur– ngrënia e ushqimeve të shëndetshme mund t’ju ndihmojë të përmirësoni gjendjen e humorit. Edhe nëse ju nuk e ndjeni drejtpërdrejtë ndikimin e ushqimit në humorin tuaj, është fakt shkencor që disa ushqime ndryshojnë prodhimin kimik në trurin tonë çka funksionon si përmirësues i humorit. Një nutricionist mund t’ju ndihmojë të bëni zgjedhjet e duhura dhe të zgjidhni ushqimet që ju bëjnë të lumtur!
    6. 
    Të parandalosh është më mirë se të kurosh– ngrënia e ushqimeve të gabuara mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore disa prej të cilave mund të jenë goxha serioze. Shëndeti juaj është i çmuar, prandaj kujdesuni për të para se të zhvilloni ndonjë sëmundje. Merrni në konsideratë ndihmën e një nutricionisti i cili do t’ju ndihmojë të hani ushqimet e duhura dhe të qëndroni të shëndetshëm dhe në formë (fit+healthy= FITHEALTH  ).