Matja e stresit oksidativ. Trend apo domosdoshmëri?

Çdo moment qelizat tona janë në kontakt me substanca endogjene dhe ekzogjene të një natyre oksiduese. Në shumicën e rasteve prania e këtyre substancave është fiziologjike dhe e domosdoshme për kryerjen e saktë të funksioneve qelizore, por në kushte të caktuara reaktiviteti i fortë i këtyre substancave i shtyn ata të sulmojnë makromolekulat biologjike duke shkaktuar dëmtime serioze. Në organizmin tonë, si ai i çdo qenieje tjetër të gjallë, ekzistojnë sisteme të sakta mbrojtëse për të balancuar këto pasoja të rënda.

Speciet agresive njihen ndryshe si specie reaktive ndërsa substancat që na mbrojnë prej tyre quhen antioksidantë.

Në një situatë normale kemi një prodhim fiziologjik të specieve reaktive dhe një prodhim fiziologjik të antioksidantëve. Në rast të prishjes së këtij ekuilibri, organizmi përgjigjet nëpërmjet sistemeve të përshtatshme adaptive, dhe pas një periudhe të shkurtër situata kthehet në ekuilibër.

Megjithatë, nëse stimuli është i tepruar ose zgjat, shfaqet stresi oksidativ. Në këtë situatë ndodh oksidimi i makromolekulave biologjike, lipideve, proteinave dhe ADN-së me pasoja gjithnjë e më të rënda. Stresi oksidativ atribuohet si shkaktar ose faktor kontribues i sëmundjeve tumorale, plakjes qelizore dhe sëmundjeve degjenerative.

Në klinikën Fithealth realizohet matja e stresit oksidativ, shpejt, thjesht, pa dhimbje. Mjekët tanë ju këshillojnë lidhur me hapat që duhet të ndërmerrni për reduktimin e stresit oksidativ nëpërmjet regjimit ushqimor të pasur me antioksidantë dhe suplementeve të përshtatshme për ju.

Investoni në shëndetin tuaj dhe mos harroni: të parandalosh është më e thjeshtë se të kurosh.