Prebiotikët dhe Probiotikët

PREBIOTIK - është pjesa jo e tretshme e ushqimeve si : banane, qepë dhe hudhër, angjinare, lëkura e mollëve, fasulet etj.

Fibra prebiotike kalon përmes zorrëve të holla e padëmtuar dhe kur arrin në zorrën e trashë fermentohet.
Ky proces fermentimi ushqen koloni të baktereve të dobishme dhe ndihmon në rritjen e numrit të baktereve të dëshirueshme në sistemin tonë tretës, gjë që është e lidhur me shëndet më të mirë dhe pakësim të rrezikut të sëmundjeve.

PROBIOTIKËT janë baktere të gjalla të dobishme që janë krijuar natyrshëm nga procesi i fermentimit në ushqime si kos, lakër turshi, kimchi dhe të tjerë. 

Shumë lloje të baktereve klasifikohen si probiotikë, shumica vijnë nga dy grupe kryesorë:

1) Lactobacillus – probiotiku më i zakonshëm që gjendet në kos dhe ushqime të tjera të fermentuara. Mund të ndihmojë me luftën kundër diarresë.
2) Bifidobakteret – gjenden në disa produkte të qumështit. Mund të lehtësojnë simptomat e sindromit të zorrëve të irrituara (IBS). Natyrshëm të pranishme në zorrën e trashë, bifidobakteret luftojnë bakteret e dëmshme në zorrë, parandalojnë kapsllëkun dhe stimulojnë sistemin imunitar.