Çfarë duhet të bëni për të qetësuar sëmundjet sezonale dhe sidomos atë kollën raskapitëse të dimrit?

Kolla, sekrecionet e hundëve, dhimbjet e fytit, gëlbaza…: këto janë vetëm disa nga shqetësimet që bëhen të zakonshme me ardhjen e të ftohtit dhe temperaturave të ulëta.

Përgjithësisht kanë një kurs prej 7-10 ditësh, por këto mund të përkeqësojnë përkohësisht cilësinë e jetës suaj, pasi prekjet e traktit të sipërm respirator mund të nxisin vështirësitë në frymëmarrje veçanërisht natën, duke rezultuar në pagjumësi, dhimbje koke, kongjestion nazal, humbje të oreksit dhe vështirësi për t’u përqëndruar.

Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me mjedisin e jashtëm, sistemi i frymëmarrjes është në kontakt të vazhdueshëm me mikroorganizmat që gjenden në ajër, disa prej të cilëve, duke depërtuar në trup, mund të bëhen patogjene dhe të shkaktojnë infeksione respiratore.

Në varësi të pjesës anatomike në të cilën zhvillohet inflamacioni, mund të zhvillohet:

  • riniti: ose ftohja e zakonshme, që shoqërohet me sekrecione nga hundët, kruajtje të saj, tështima…
  • sinusiti: inflamacioni ndodh në sinuset paranazale, zgavrat që rrethojnë hundën. Kjo gjendje manifestohet me: dhimbje në fytyrë, kollë, sekrecione nga hundët, dhimbje koke
  • faringit: kur faringu është i inflamuar, shfaqet dhimbja e zakonshme e fytit, e cila mund të shoqërohet me kollë
  • laringiti: laringu është pjesa e trungut të rrugëve të frymëmarrjes, ku ndodhen kordat vokale. Nëse inflamohet mund të përjetoni zë të ngjirur, kollë.

Mekanizmat mbrojtëse të trupit tonë nuk duhet të shtypen. Kjo do të ishte t'i heqësh armët ushtrisë që ka për detyrë të të mbrojë dhe ta detyrosh të luftojë me duar të zhveshura kundër një armiku super të blinduar.

Mbështesni sistemin imunitar, në mënyrë që ai të jetë më elastik dhe përpiquni të përmirësoni cilësinë e jetës suaj, duke u përpjekur të lehtësoni shqetësimin që mund të krijohet.

Këtu janë disa këshilla.

Në rast të gripit të zakonshëm, është thelbësore që trupi të jetë i hidratuar mirë: ilaçi më i mirë është uji natyral, mundësisht i nxehtë, që pihet me gllënjka të vogla dhe shpesh. Ai jo vetëm që lehtëson kongjestionin, por gjithashtu ndihmon në dezinfektimin e mukozave, duke lehtësuar çdo djegie apo dhimbje.

Mënyra më e mirë për të mbështetur trupin gjatë një infeksioni respirator është një dietë e  ekuilibruar e pasur me lëndë ushqyese që mund të forcojnë natyrshëm sistemin tuaj imunitar.

Kolla është gjithashtu një shenjë se sistemi juaj imunitar po reagon ndaj mikroorganizmave që përpiqen të infektojnë trupin tuaj. Qëllimi i kollës është në fakt të çlirojë traktin respirator nga sekrecionet, të cilat bllokojnë mikrobet, bakteret dhe viruset, duke i penguar ato të zbresin në bronke dhe mushkëri.

Një ilaç i thjeshtë për t'u përdorur në shtëpi është çaji I ginger-it: zieni një ose dy copa rrënjë të freskët ginger dhe shtojini pak limo nose mjaltë nëse ju pëlqen.

Në rastin e kollës së thatë, është e rëndësishme që ajri të mos jetë shumë i thatë, në mënyrë që të mos kontribuojë në irritimin e mukozave. Në këto raste, mund të mbani në dhomë një shpërndarës vaji esencial me funksion lagështues.

Për të pastruar hundën e bllokuar dhe për të lehtësuar nxjerrjen e mukusit dhe gëlbazës, mund të bëni larjen e hundës me një tretësirë ​​uji dhe kripe. Kjo ndihmon në dekongjestionin e mukozave, duke lehtësuar inflamacionin dhe dezinfektuar pasazhet e hundës nga mbetjet e viruseve dhe baktereve.

Gargarat mund të ndihmojnë në lehtësimin e acarimit të fytit, veçanërisht ato të bëra me ujë dhe kripë. Uji i kripur mund të qetësojë kruajtjen e fytit dhe të zvogëlojë grumbullimin e mukusit, si dhe të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit.