Alergjia ushqimore

Alergjia ushqimore është një fenomen që fillon me një fazë të quajtur "sensibilizim", në të cilën trupi bie në kontakt me një ose më shumë proteina me origjinë ushqimore dhe duke mos i njohur ato si të veta, i etiketon si të rrezikshme dhe fillon të prodhojë antitrupa specifikë në përpjekje për t'i neutralizuar ato. Nga ky moment, sa herë që organizmi bie në kontakt me antigjenin ndaj të cilit është sensibilizuar, do të nxisë çlirimin e një substance të quajtur histaminë. Histamina është një ndërmjetës kimik përgjegjëse për shenjat dhe simptomat e alergjisë.

Një reaksion alergjik ushqimor shfaqet mjaft shpejt. Prandaj, individi alergjik duhet të jetë veçanërisht i kujdesshëm për të kufizuar sa më shumë kontaktin me ushqimin ndaj të cilit është sensibilizuar.

Simptomat e alergjive ushqimore përfshijnë ënjtje dhe/ose kruajtje të buzëve ose gjuhës, urtikarie ose angioedemë, dhe në raste të rënda shok anafilaktik.

Alergjia ushqimore mund të jetë rezultat jo vetëm I konsumit të ushqimit, por edhe rezultat I marrjes së aditivëve. Aditivët e ushqimit janë substanca që shërbejnë për t'i bërë ushqimet më të shijshme, për t'i konservuar ato më gjatë ose për t'i bërë ato të duken më tërheqëse duke intensifikuar ngjyrën e tyre. Aditivët mund të ndërhyjnë në sistemin imunitar duke u sensibilizuar drejtpërdrejt nëpërmjet prodhimit të antitrupave ose duke favorizuar sintezën e  molekulave të cilat lehtësojnë shfaqjen e alergjive. Përdorimi i aditivëve mund të jetë një nga shkaqet e rritjes së alergjive të vërejtura në dekadat e fundit.

Ndër alergjitë e tjera të “fshehura” ushqimore, më e shpeshta është ajo ndaj nikelit, e cila shfaqet edhe me simptoma sistemike dhe gastrointestinale pas gëlltitjes së një prej ushqimeve të shumta që e përmbajnë atë si bishtajoret apo çokollata.

Intolerancat ushqimore nuk duhet të ngatërrohen me alergjitë ushqimore. Një intolerancë ushqimore nuk siguron një reagim të menjëhershëm, siç është rasti me alergjitë. Intolerancat ushqimore lidhen me paaftësinë e trupit tonë për të tretur dhe asimiluar disa përbërës të ushqimit dhe me inflamacionin e organizmit të shkaktuar nga ushqimi.

Shpesh intolerancat ushqimore mund të shkaktojnë vështirësi në tretje, dhimbje koke, lodhje të pashpjegueshme dhe çrregullime të tjera, në nivel dermatologjik (akne, dermatit, ekzemë, kruajtje), në nivel respirator (bronkit, faringit), në nivelin e sistemit gjenitourinar (cistit, vaginit) dhe metabolik (obeziteti, celuliti).

Mund të bëheni intolerantë ndaj pothuajse çdo ushqimi nëse vazhdoni t'i konsumoni ato çdo ditë. Ushqimet më të zakonshme ndaj të cilave njeriu bëhet intolerant janë: qumështi dhe produktet e qumështit të lopës, gruri, mishi i kuq (viçi, derri), vezët, molla, domatja, kafe, maja etj.

Si në rastin e alergjive, ashtu edhe në rastet e intolerancave, në klinikën Fithealth mund të këshilloheni gjithmonë me mjekun specialist. Dr. Carmelo-n, alergolog apo Dr. Albanën mjeke nutricioniste, për të kryer të gjitha hetimet e nevojshme për të identifikuar elementin problematik duke qenë kështu në gjendje për të filluar një terapi të përshtatshme sa më shpejt të jetë e mundur.

Aksesoni Shërbimet

Në FitHealth Clinic do të gjeni shërbimet më të mira për të përmirësuar jetën tuaj.