Intoleranca ndaj histaminës

Histamina është një substancë që i përket grupit të aminave biogjene që prodhohet rregullisht nga trupi ynë nga një aminoacid i quajtur histidinë nga veprimi i një enzime, histidine-dekarboksilaza, e cila përdor vitaminën B6 (piridoksalfosfat) si kofaktor. Sinteza ndodh në qelizat mast dhe granulocitet bazofile, qelizat e sistemit imunitar të përfshirë në përgjigjet inflamatore dhe alergjike, në trombocitet dhe në sistemin nervor. Pasi prodhohet, histamine ruhet në disa vezikula brenda këtyre qelizave, për t’u çliruar më pas ndaj stimujve të duhur.

Histamina është një ndërmjetës kimik i përfshirë në reagime të shumta në trupin tonë si: tkurrja e muskujve të lëmuar, vazodilatimi dhe rritja e përshkueshmërisë së enëve të gjakur, stimulimi i prodhimit dhe sekretimit të mukusit, stimulimi i sekretimit të acidit gastrik dhe stimulimi i fibrave nervore përgjegjëse për ndjesinë e dhimbjes. Për më tepër, ajo luan një rol themelor si një ndërmjetës i përgjigjeve imune (inflamatore dhe alergjike), si një neurotransmetues dhe në rregullimin e ciklit gjumë-zgjim.

Përveçse prodhohet nga trupi ynë, histamina merret edhe përmes ushqimit, në fakt, ajo gjendet në ushqime të ndryshme. Histamina e tepërt metabolizohet dhe më pas degradohet nga një enzimë, diamianoksidaza (DAO), e pranishme kryesisht në zorrë dhe në sasi më të vogla në mëlçi dhe veshka. Në përgjithësi, një person i shëndetshëm është në gjendje të menaxhojë histaminën nga burimet ushqimore falë kësaj enzime. Sidoqoftë, në rastet kur DAO nuk arrin të kryejë funksionin e tij siç duhet, ekziston një çekuilibër midis akumulimit dhe degradimit të histaminës, një gjendje klinike që merr emrin "intoleranca ndaj histaminës".

Në njerëzit me intolerance ndaj histaminës, ka një reduktim të aktivitetit të enzimës DAO:

  • për shkak të një predispozicioni gjenetik, në këtë rast një mutacion në gjenin DAO shoqërohet me një sintezë të reduktuar të vetë enzimës
  • mund të jetë rezultat i sëmundjeve gastrointestinale që pengojnë funksionin e DAO
  • marrja e substancave që pengojnë veprimin e DAO.

Alkooli, veçanërisht vera e kuqe, siç tregohet nga studime të shumta, është një frenues i fuqishëm i DAO pasi përmban, përveç sasive të larta të histaminës, edhe klasa të tjera të aminave biogjenike, të tilla si tyraminat dhe sulfitet, të cilat konkurrojnë me histaminën për t'u lidhur në vendin aktiv të enzimës DAO (Ëantke F, Gotz M, Jarish et al. 1994). Disa medikamente gjithashtu mund të kenë një efekt frenues në aktivitetin e enzimës DAO. (Sattler J, Hesterberg R et al. 1985).

Intoleranca ndaj histaminës manifestohet me simptoma që janë shumë të ngjashme me atë të një reaksioni alergjik, megjithatë, një aktivizim i sistemit imunitar nuk ndodh dhe, rrjedhimisht, manifestimet janë "më pak të rrezikshme" dhe bien brenda fushës së intolerancave ushqimore.

Simptomat tipike të kësaj intolerance shfaqen rreth 45 minuta pas marrjes së ushqimeve të pasura me histamine. Disa prej simptomave më të shpeshta janë:

Shqetësime gastrointestinale (p.sh. diarre, fryrje apo dhimbje barku, diskomfort)

Dhimbje koke, deri në sulme migrenoze

Skuqje të lëkurës, kruajtje

Vështirësi në frymëmarrje

Nauze, palpitacione, marramendje

Irritime të mukozës së hundës

Meqenëse përmbajtja e histaminës varion - dhe në të njëjtin lloj ushqimi - simptomat ndonjëherë shfaqen, ndonjëherë jo, madje edhe pas konsumit të një ushqimi, I cili më parë të ka dhënë shqetësime.

Në njerëzit me dermatit atopik histamina e pranishme në ushqim shkakton një përkeqësim të simptomave të këtij të fundit.

Rekomandime dietike:

Shmangni ose zvogëloni sasinë e ushqimeve të konservuara dhe ushqimeve të gatshme.

Shmangni ose zvogëloni ngrënien e ushqimeve të pjekura dhe të fermentuara (djathrave te stazhionuar , pije alkoolike, produkte që përmbajnë maja, peshk i thare)

Nivelet e histaminës në ushqime ndryshojnë në varësi të mënyrës së gatimit dhe të shkallës së higjenës.

Sugjerohet ngrënia e ushqimeve të freskëta duke evituar ato të paketuara dhe që kanë qëndruar në frigorifer për më shumë se 24 orë.

USHQIMET ME NIVELE TE ULËTA HISTAMINE:

  • Mishi i freskët (I ngrirë ose i freskët)
  • Peshk I freskët
  • Pulë
  • Veza por vecanërisht e verdha.
  • Fruta të freskëta - me përjashtim të luleshtrydhes.
  • Perime të freskëta - me përjashtim të domates
  • Orizi, maja buke, misri, makarona .
  • Qumësht i pasterizuar dhe produktet e qumështit të freskët
  • Zëvendësuese vegjetal të qumështit - qumësht kokosit, qumësht oriz
  • Gjizë,gjalpë ,djath I bute.

Shumica e vajërave të gatimit - kontrolloni përshtatshmërinë para përdorimit

Shumica e bimëve me gjethe - kontrolloni përshtatshmërinë para përdorimit

Shumica e lëngjeve të frutave –pa përmbajtje acidi citric.

Cajëra bimorë - me përjashtim të atyre të shënuara më poshtë

USHQIMET ME NIVELE TË LARTA HISTAMINE:

  • Turshi ose ushqime të konservuara
  • Djathëra të pjekur
  • Prodhimet e mishit të tymosur sallam, proshutë -, salcice .
  • Fruta deti
  • Fasule dhe gjithe klasa e bishtajoreve
  • Fruta te thata (Arra ,bajame,kikirikë,etj)
  • Çokollata dhe produkte të tjera me bazë kakao .
  • Shumica e frutave me përmbajtje te acidit citric (limon,portokalle,qitro etj)
  • Produkte me bazë gruri
  • Të gjitha llojet e uthullës
  • Ushqimet e gatshme ( të paketuara të cilat përmbajnë konservantë)

ÇLIRUESIT E HISTAMINËS :

  • Shumica e fruta citrik - kivi, limon, lime, ananas , kumbulla .
  • Kakao dhe çokollatë
  • Arra
  • Fasulet dhe bishtajat
  • Embrion gruri
  • Aditivëve(konservantë) - Benzoate, sulphites, nitratet, glutamate, ngjyruesit e ushqimeve

BLLOKUESIT E DIAMINË OKSIDAZËS (ENZIMËS QË SHPËRBËN HISTAMINËN) :

  • Caj i zi
  • Caj jeshil
  • Caj mali