Hani mirë, plakuni mirë

Teksa njerëzit plaken, nevojat e tyre ushqimore ndryshojnë. Nevojat për kalori zakonisht ulet ndërkohë që rritet nevoja për të marrë vlera ushqyese.
Ështe e rëndësishme që mosha e tretë të mos konsiderohet si një periudhë pasive e jetës, përkundrazi të moshuarit duhet të jenë aktivë dhe të shijojnë jetën në grupet e tyre familjare dhe shoqërore.
Të plakesh do të thotë të mësohesh të jetosh me një trup që është i ndryshëm nga ai që keni patur kur keni qënë të rinj.
Ka disa fakte që duhen konsideruar:

FAKT: Të moshuarit kanë norma më të larta të sëmundjeve të zemrës,kancerit,kolesterolit të lartë dhe presionit të lartë të gjakut krahasuar me pjesën tjetër të popullatës adulte.
FAKT: këto sëmundje mund të parandalohen ose kurohen nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit të rregullt fizik.
FAKT: Shumica e të moshuarve janë mbipeshë.
FAKT: Është gjithashtu e vërtetë që nuk jeni kurrë vonë për të humbur peshë dhe rënia sadopak-qoftë 2-3 kg-mund të bëjë diferencë në shëndetin tuaj.
FAKT: shumica e të moshuarve nuk janë aq fizikisht aktivë sa mund të ishin.
FAKT: Të moshuarit që janë aktivë për të paktën një orë në ditëkanë shëndet më të mirë të zemrës dhe janë më në gjendje të kontrollojnë peshën e tyre se ata që nuk janë aktivë.
FAKT: Pjesa më e madhe e burrave dhe grave të moshuara hanë më shumë kripë sesa rekomandohet.
FAKT: Ulja e sasisë së kripës që konsumoni mund të reduktojë ndjeshëm riskun e presionit të lartë të gjakut.
FAKT: Shumë të moshuar nuk marrin sa duhet kalcium, folate, vitamin B6, vitamin B12, vitamin C nëpërmjet ushqimeve që konsumojnë.
FAKT: Vitaminat dhe mineralet e duhura, në sasitë e duhura, mund të ndihmojnë në parandalimin e anemisë,depresionit dhe humbjes së memories. Ato gjithashtu ju ndihmojnë të shëroheni më shpejt pas dëmtimeve apo ndërhyrjeve të ndryshmë dhe ju ndihmojnë të mbani të forta dhe të shëndetshme kockat apo dhëmbët tuaja.
FAKT: Shumica e të moshuarve nuk hanë mjaftueshëm fruta dhe perime, drithëra, produkte të qumështit, mish dhe alternativa të tij.
FAKT: Është e mundur të ndryshohet dhe të përmirësohet mënyra si ushqeheni dhe si ndiheni-në cdo moshë.

Të ushqyerit shëndetshëm është i rëndësishëm në cdo moshë por është vecanërisht i rëndësishëm kur plakemi.
Pavarësisht se kur filloni, ushqyerja e shëndetshme mund t’ju ndihmojë të mbani dhe madje të përmirësoni shëndetin tuaj-sidomos nëse e kombinoni me aktivitet fizik.
Të dyja së bashku, ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti i rregullt fizik bëjnë diferencën midis pavarësisë dhe një jete të kaluar duke u mbështetur tek të tjerët.
Mund t’ju japë energjinë që ju duhet për të qëndruar aktivë apo për të bërë gjërat që dëshironi- të punoni akoma, të luani me nipërit tuaj apo të shijoni shëtitjet nga Liqeni.
Gjithashtu mund të parandalojë apo të ngadalësojë progresin e shumë sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës dhe diabeti,osteoporoza dhe disa lloje të kancerit. Po ashtu ju ndihmon të përballoni më mirë stresin fizik dhe mendor, operacionet e ndryshme, madje dhe gripin e zakonshëm.