Nga mjekësia e sëmundjes në mjekësi të shëndetit

Kalimi nga “Mjekësia e Sëmundjes” në “Mjekësi Parandaluese dhe Parashikuese” është një lloj revolucioni i shkencës së shëndetit të njeriut. Në këtë perspektivë qëllimi i vërtetë është të kushtëzojë plakjen, duke bërë që vitet e jetes të jenë të shëndetshme, autonome dhe sa më të lirë nga sëmundjet degjenerative, tipike të moshës së avancuar.
Investimi në parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve kronike mund të përmirësojë cilësinë e jetës dhe mirëqenien si në nivel individual ashtu dhe në atë social. Në Rajonin Evropian, të paktën 86% e vdekjeve dhe 77% e barrës së sëmundjes janë për shkak të këtij grupi të madh te patologjive, të bashkuar nga faktorët e rrezikut, përcaktuesit e shëndetit dhe mundësitë për ndërhyrje.
Trashëgimia gjenetike është e destinuar të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për vlerësimin e riskut individual për të zhvilluar sëmundje të caktuara, të tilla si diabeti, sëmundjet e zemrës, kanceri dhe skizofrenia apo sëmundja e Alzheimerit. Megjithëse mekanizmat e transmetimit të trashëguar ende nuk janë përcaktuar mirë, ndërveprimet midis gjeneve dhe mjedisit mund të luajnë një rol vendimtar. Në këtë kontekst thellimi i marrëdhënieve midis gjenomikës dhe të ushqyerit hap skenarët e mjekësisë së vërtetë parandaluese dhe parashikuese për të ardhmen.
Mjekësia anti-plakje e bën të arritshme për të gjitha moshat një ilaç të vërtetë shëndetin,
me qëllim parandalimin e shqetësimive psiko-fizike të lidhura me avancimin e moshës, me qëllimin për të ruajtur për aq kohë sa të jetë e mundur një jetë cilësore dhe të kënaqshme sociale dhe afektive.

Aksesoni Shërbimet

Në FitHealth Clinic do të gjeni shërbimet më të mira për të përmirësuar jetën tuaj.