Klinika Fithealth ju ndihmon të luftoni stresin oksidativ

Studimet e fundit tregojnë se vetëm një e treta e faktorëve që çojnë në plakje të parakohshme janë me origjinë gjenetike, ndërsa dy të tretat rrjedhin nga faktorë të jashtëm, të modifikueshëm, si :

  • Ushqyerje e gabuar
  • Jetesa sedentare
  • Abuzimi me alkoolin dhe drogërat
  • Ndotja industriale
  • Sëmundjet kronike
  • Medikamente të ndryshme
  • Stresi i tepërt psiko-fizik
  • Ekspozimi i tepërt ndaj rrezatimit

Pra, mund të pohojmë se jemi arkitektët kryesorë të plakjes së organizmit tonë dhe kjo varet, për të paktën 70%, rritja e stresit oksidativ prej mënyrës sonë të jetesës.

Rritja e stresit oksidativ manifestohet përmes shenjave të plakjes së parakohshme në lëkurë (ndryshimi i strukturës së saj, formimi i rrudhave), ndryshimeve të balancave hormonale, biokimike dhe psiko-emocionale.

Çfarë është Stresi oksidativ?

Stresi oksidativ është një formë stresi kimik që shkaktohet nga një çekuilibër midis radikaleve të lira dhe antioksidantëve në organizëm.

Radikalet e lira janë molekula me elektrone të paçiftuara, çka i lejon këto të fundit të reagojnë lehtësisht me molekulat e tjera të organizmit duke rezultuar në reaksione kimike oksidative.

Antioksidantët janë agjentë të aftë për të neutralizuar veprimin potencialisht dëmtues të radikalëve të lira. Disa prej tyre (p.sh. sistemet enzimatike superoksid dismutaza dhe katalaza) janë endogjene, domethënë prodhohen nga organizmi ynë. Të tjerat, të tilla si vitamina C dhe E, janë ekzogjene, domethënë, ato duhet të merren nga jashtë, nëpërmjet ushqimeve ose suplementeve të duhura.

Procesi i oksidimit ndodh kur trupat tanë metabolizojnë (ose përpunojnë) oksigjenin që thithim, prej të cilit qelizat tona prodhojnë energji. Gjatë këtij procesi prodhohen dhe radikale të lira. Radikalet e lira nëse prodhohen në mënyrë të pakontrolluar nga organizmi  mbingarkojnë proceset e riparimit, duke shkaktuar “stres qelizor”ose stres oksidativ.

Cilat janë disa nga shenjat që tregojnë praninë e stresit oksidativ në organizmin tonë?

  • Lodhje
  • Humbja e kujtesës dhe/ose vështirësi për t’u përqëndruar  
  • Dhimbje të muskujve dhe/ose artikulacioneve
  • Rrudhat dhe thinjat
  • Reduktim i shikimit
  • Dhimbje koke dhe ndjeshmëri ndaj zhurmës

Si korrigjohet stresi oksidativ?

Hapi i parë është të masni stresin oksidativ për të kuptuar nëse ekziston apo jo një situatë çekuilibri oksidativ. Në klinikën Fithealth realizohet matja e stresit oksidativ me metodat bashkëkohore të teknologjisë laboratorike: thjesht, shpejt, pa dhimbje.

Në klinikën Fithealth keni mundësi të konsultoheni me mjeken lidhur me përgjigjen e testit të stresit oksidativ dhe të diskutoni bashkarisht hapat që duhet të merrni lidhur me korrigjimin e këtij të fundit nëpërmjet: 

  • Mbajtjes së një regjimi ushqimor të pasur me antioksidantë
  • Marrjes së suplementeve të duhur ushqimorë

Në përmbledhje: Stresi oksidativ është një formë “ stresi kimik “ që i detyrohet  një çekuilibri midis prodhimit dhe eliminimit të një numri agjentësh oksidues.  

Radikalet e lira luajnë një rol të rëndësishëm në organizëm pasi marrin pjesë në: eliminimin  e baktereve patogjene, rregullimin e presionit arterial  të gjakut, transmetimin e sinjaleve, por rritja e pakontrolluar e tyre sjell dëmtimin e molekulave biologjike  jetësore  si  lipidet,  proteinat enzimatike madje dhe ADN –në.

Ky dëmtim nëse nuk riparohet menjëherë do të favorizojë shfaqjen ose përshpejtimin e progresit të shumë sëmundjeve si : hipertensioni arterial, ateroskleroza, infarkti i miokardit, ishemia cerebrale, sëmundja e Parkinsonit, Alzhaimerit, koliti ulceroz, obeziteti, diabeti  mellitus, artriti reumatoid apo dhe disa lloje tumoresh …

Përveç kësaj, një rritje e radikaleve të lira mund të nxisë  plakjen e parakohshme të organizmit.

Aksesoni Shërbimet

Në FitHealth Clinic do të gjeni shërbimet më të mira për të përmirësuar jetën tuaj.