Njihni simptomat e intolerancave ushqimore

Intoleranca ushqimore mund të prezantohet nëpërmjet një sërë shenjash dhe simptomash. Këto të fundit mund të jenë rezultat i deficiteve enzimatike, si në rastin e intolerancës ndaj laktozës (sheqerit të qumështit) ku kemi pamundësi për metabolizimin e laktozës. Shpeshherë burim intolerance mund të bëhen dhe aditivët ushqimorë apo substance kimike që kanë aktivitet farmakologjik. Le të shohim se cilat janë simptomat më të zakonshme të intolerancave ushqimore:

1. PROBLEME ME TRETJEN

Intolerancat ushqimore mund të shfaqen me dispepsi, e cila përfshin disa simptoma në veçanti, të tilla si djegie e kraharorit, refluks apo halitozë (erë e keqe e gojës). Disa pacientë mund të ankojnë për dhimbje abdominale, apo shfaqjen e një ndjesie të dhimbshme, e cila duket se "shtrëngon" pjesën e sipërme të barkut. Kjo simptomë shfaqet papritur, pastaj zhduket dhe më në fund rishfaqet pas disa çastesh.

2. DIARRE

Një simptomë tjetër karakteristike e intolerancës ushqimore konsiston në emetimin e jashtëqitjeve ujore ose diarre, e cila në përgjithësi shfaqet në një formë akute. Në disa raste mund të zgjasë dhe të kronicizohet.

3. GAZRA

Një intolerancë gjithashtu mund të shkaktojë prani të tepërt të gazrave në stomak dhe zorrë. E gjithë kjo mund të çojë në emetimin jonormal të gazrave nga rektumi.

4. NAUZE

Shpesh ekziston një ndjenjë e pakëndshme e të qenit i sëmurë, e cila shoqërohet me një tendencë për të vjellë. Simptoma shpesh shoqërohet me neveri ndaj ushqimit ose aromave të caktuara dhe diskomfort abdominal. Manifestime të tjera që shoqërojnë të përzierat janë marramendja dhe djersitja.

5. PRURITIS (KRUAJTJA E TRUPIT)

Një simptomë tjetër tipike e intolerancës ushqimore është kruajtja, e cila ndonjëherë mund të jetë intensive dhe përfshin dëshirën për të gërvishtur lëkurën.

6. FRYRJE E BARKUT

Ata që vuajnë nga intolerancat ushqimore mund të kenë gjithashtu një ënjtje karakteristike të barkut, një ndjenjë të rritjes së tensionit në bark. Fryrja shkaktohet nga akumulimi i gazit në stomak dhe zorrë.

7. DHIMBJE KOKE

Intolerancat ushqimore gjithashtu mund të çojnë në dhimbje koke, të cilat mund të ndodhin vazhdimisht ose me ndërprerje dhe mund të jenë të forta, të lokalizuara në një pikë të caktuar ose të përgjithësuara.

Aksesoni Shërbimet

Në FitHealth Clinic do të gjeni shërbimet më të mira për të përmirësuar jetën tuaj.