Çfarë teston nutrigjenetika?

Çfarë teston nutrigjenetika?

Gjenet përgjegjëse për:

  • Përshtatjen ndaj stresit mjedisor/ushqimor gjeni: 5HTT(SLC6A4)
  • Ndjeshmërinë ndaj kripës  gjeni: ACE,
  • Ndjeshmërinë ndaj alkoolit: gjeni: ADH1C
  • Përdorimin e vajit të ullirit: gjeni: APOC3
  • Ndjeshmërinë ndaj kafeinës: gjeni: CYP1A2*1F; gjeni: VDR
  • Efektet detoksifikuese të organizmit (në lidhje me mënyrën e gatimit): gjeni: CYP1A2*1F
  • Efektet detoksifikuese të organizmit (metabolizmi i perimeve kryqëzore): gjeni: GSTM1
  • Inflamacionin e përgjithshëm: gjeni: IL6; gjeni: TNF
  • Ndjeshmërinë ndaj yndyrave të ngopura: gjeni: APOC3; gjeni: LPL
  • Metabolizmin e vitaminave B: gjeni: MTHFR
  • Ndjeshmërinë ndaj sheqernave dhe karbohidrateve të rafinuara: gjeni: ACE; gjeni: PPARG;
  • Stresin oksidativ: gjeni: SOD2
  • Metabolizmin e vitaminës D: gjeni: VDR
  • Ndjeshmërinë ndaj laktozës: gjeni: LCT
  • Intolerancën ndaj glutenit (sëmundja celiake): gjeni: HLA DQ2/8

Bazuar në njohuritë mbi gjenet tuaja dhe efektet e tyre në organizëm, ofrohet një plan ushqyes. Këshillohet që të hiqni nga dieta ushqimet përgjegjëse për alergjitë dhe intolerancat, pasi këto mund të aktivizojnë shprehjen e polimorfizmit gjenetik duke theksuar çdo papajtueshmëri të mëtejshme me mjedisin.

Kjo skemë do të marrë parasysh lëndët ushqyese që duhet të shtohen ose reduktohen në varësi të përgjigjeve individuale ndaj gjenotipeve të ndryshme.

Për ushqime të caktuara, në varësi të rezultateve gjenetike të marra, ndërmerren hapa të caktuar, ndërsa ushqimet të tjera, mund të përdoren në rotacion dhe në përputhje me këshillat e nutricionistit tuaj apo faktorë të tjerë shëndetësorë apo në varësi të shijes personale.

Aksesoni Shërbimet

Në FitHealth Clinic do të gjeni shërbimet më të mira për të përmirësuar jetën tuaj.