Niveli I ulët I vitaminës C në adultë dhe të moshuar shoqërohet me masë muskulore të ulët

Roli i vitaminës C në fiziologjinë e muskujve të skeletit përfshin sintezën e karnitinës dhe kolagjenit. Këto janë të rëndësishme sepse kolagjeni është një përbërës kryesor strukturor i qelizave të muskujve skeletikë dhe tendineve, dhe karnitina është thelbësore për metabolizmin e acideve yndyrore me zinxhir të gjatë gjatë aktivitetit fizik.
Studimet në kafshë kanë sqaruar më tej mekanizmat që lidhen me atrofinë e muskujve skeletikë dhe ndryshimet morfologjike të shkaktuara nga mungesa e marrjes së vitaminës C me anë të dietës.
Drejtuesit kryesorë duket të jenë rregullimi i ligazave të ubiquitinit atrogin1 / muscle atrophy F-box dhe reduktimi në prodhimin e molekulave reactive të oksigjenit (ROS).
Interesant ishte fakti që me rivendosjen e vitaminës C në dietë muskujt e atrofizuar u kthyen në gjendjen e mëparshme.
Gjetjet positive midis nivelit qarkullues të vitaminës C dhe asaj në dietë me matjet e masës së muskujve të skeletit në burra dhe gra të moshës së mesme dhe të moshuara, sugjerojnë që marrja dietike e vitaminës C mund të jetë e dobishme për zvogëlimin e humbjes së muskujve në lidhje me moshën.