Nga ndryshon intoleranca ushqimore nga alergjia ushqimore?

Termi intolerancë ushqimore daton që në vitin 1999 kur alergologu Kaplan, prezantoi ekzistencën e gjendjeve alergjike që nuk lidheshin me IgE. Ai raportoi në Kongresin Botëror të Alergologjisë në Shtator 2003 ekzistencën e hipersensitivitetit si pasojë e përgjigjes së sistemit imun nëpërmjet mekanizmave jo-IgE vartës, por për shkak të aktivizimit të përsëritur të qelizave T-helper.

Në mënyrë që të zbulojmë intolerancën ushqimore duhet të ekzistojë një ”helmim” i ngadaltë dhe i vazhdueshëm nga një ushqim i caktuar, i cili çon në formimin e qelizave inflamatore (citokinat) që çojnë në shfaqjen e simptomave me kalimin e kohës. Për këtë arsye intoleranca ushqimore quhet ndryshe sëmundja e akumulimit ose hiperstimulimit. Intoleranca ushqimore dhe alergjitë ushqimore përdoren shpesh si sinonime, por janë dy fenomene krejtësisht të ndryshme. Përkufizohet alergji ushqimore një reaksion i ndërmjetësuar nga IgE që nis menjëherë ose disa minuta pas konsumit të ushqimit dhe shoqërohen me probleme me frymëmarrjen, nauze, të vjella, urtikarie deri në shok anafilaktik. Intoleranca ushqimore është një reaksion inflamator ndaj ushqimeve që konsumohen shpesh, të cilat duke u grumbulluar në organizëm provokojnë shqetësime që mund të shfaqen deri në 72 orë më vonë nga konsumi i ushqimeve. Pra mund të themi se intoleranca dhe alergjia ushqimore janë shprehje të ndryshme të organizmit ndaj një alergjeni.

Alergjitë ushqimore testohen nëpërmjet testeve në lëkurë dhe nëpërmjet marrjes së një kampioni gjaku venoz ku maten antitrupat kundër alergenëve të caktuar. Për kryerjen e testit të intolerancës nevojitet një kampion gjaku venoz, por metodologjia ndryshon nga ajo e alergjisë ushqimore. Metoda e përdorur për diagnostikimin e intolerancave ushqimore konsiston në hapjen e gjakut në lama specifike të cilat përmbajnë ekstrakte ushqimore dhe më pas shihet në mikroskop me metoda citologjike sesi qelizat e bardha dhe të kuqe të gjakut të pacientit reagojnë në kontakt me këto ekstrakte ushqimore.

Aksesoni Shërbimet

Në FitHealth Clinic do të gjeni shërbimet më të mira për të përmirësuar jetën tuaj.