Ku ndryshon intoleranca ushqimore nga nutrigjenetika?

Intolerancat ushqimore janë reaksione kronike ndaj ushqimeve që konsumohen shpesh, të cilat duke u grumbulluar në organizëm provokojnë shqetësime që nuk shfaqen menjëherë, por mund të kenë distancë në kohë (deri në 72 orë më vonë). Nutrigjenetika është shkenca që studion marrëdhënien midis gjeneve, regjimit ushqimor dhe predispozitës për të zhvilluar sëmundje të caktuara.

Nutrigjenetika kryhet nëpërmjet një tamponi bukal ku si kampion është pështyma, ndërsa intoleranca ushqimore kryhet nëpërmjet një analize gjaku. Gjenet që studion nutrigjenetika lidhen me absorbimin dhe përdorimin e elementeve ushqyese në organizëm, intolerancat ushqimore dhe deficitet e elementeve ushqyes. Ushqimet që studiohen nëpërmjet testit të intolerancës ushqimore janë të gjitha ushqimet që ne konsumojmë më shpesh dhe i përkasin dietës sonë mesdhetare

Aksesoni Shërbimet

Në FitHealth Clinic do të gjeni shërbimet më të mira për të përmirësuar jetën tuaj.