Stresi ndikon të ushqyerit dhe të ushqyerit ndikon në stres.

Sikur presionet e përditshme të jetës të mos ishin të mjaftueshme, pandemia COVID-19 i ka shtyrë nivelet e stresit në lartësi të reja.

Stresi nxit nepsin për ushqimet e shpejta, ku përfshihen pijet me shumë sheqer apo ëmbëlsirat. Në të njëjtën kohë, gjatë periudhave të stresit, ne kemi tendencën të reduktojmë konsumin e frutave dhe perimeve. Kjo çon në një rrezik më të lartë të rezistencës ndaj insulinës, yndyrës së tepërt rreth organeve të brendshme dhe diabetit mellitus të tipit 2.

Stresi ka efektet e veta të dëmshme në shëndet, por ngrënia e ushqimeve të shpejta (junk food) gjatë periudhave stresuese sjell shkatërrim të metabolizmit.

Studimet e bazuara në popullatë zbuluan se modelet dietike që konsistojnë në ushqime me bazë perimet, frutat apo mishin e bardhë shoqëroheshin me depresion, ankth dhe stres më të ulët, ndërsa një model tipik dietik perëndimor shoqërohej me një rrezik më të lartë për shëndet mendor të dobët. Përveç kësaj, hulumtimet kanë zbuluar se ngrënia e ndërgjegjshme gjatë shtatëzënisë, veçanërisht midis grave me të ardhura të ulëta dhe mbipeshë, zvogëlon ngrënien për shkak të stresit (emotional eating) dhe përmirëson kontrollin e glukozës.

Për më tepër është gjetur një lidhje midis stresit dhe pakësimit të përqendrimeve të magnezit, zinkut, kalciumit dhe hekurit në organizëm.

Duke kuptuar më mirë marrëdhënien midis të ushqyerit dhe stresit ndihmojmë njerëzit të ruajnë shëndetin e tyre në periudha shumë stresuese.