Rikuperimi post-Covid me HBOT

Nëse keni kaluar COVID 19 dhe jeni ende duke përjetuar simptoma të tilla si dëmtime njohëse (konjitive), lodhje kronike, inflamacion kronik dhe/ose probleme me frymëmarrjen, përdorimi i terapisë hiperbarike të oksigjenit është efektiv për të lehtësuar simptomat pas COVID-19.

RRETH TRAJTIMIT Studimet tregojnë se vetëm një përqindje e vogël e pacientëve me COVID 19 janë plotësisht pa simptoma pas kalimit të infeksionit. Mjekët dhe klinikat në të gjithë globin kanë filluar të shohin terapinë hiperbarike të oksigjenit si një mënyrë për të luftuar sindromën post - COVID 19. Simptomat kryesore që raportohen në sindromën post-Covid 19 janë dëmtimi njohës (konjitiv), lodhja dhe çrregullimet e gjumit.* Janë disa tregues biologjikë që luajnë rol në sindromën post - COVID 19 siç janë:

• hiperkoagulueshmëria që shoqëron infeksionin akut;

• përgjigjja inflamatore e pakontrolluar, e quajtur stuhi citokine (që çon në neuroinflamacion);

• hipoksia;

• borxhi i oksigjenit (kur pjesë të caktuara të trupit "vjedhin oksigjenin për t'u shëruar" duke lënë pjesë të tjera të privuara nga oksigjeni).* SI FUNKSIONON?

Studimet tregojnë se terapia me oksigjen hiperbarik ndihmon organizmin të shërojë më shpejt dhe në mënyrë më efikase dëmtimet e tij dhe të përmirësojë funksionalitetin e indeve apo qelizave të dëmtuara. HBOT punon në nivel mitokondrial për të "nxitur fillimin" e funksionalitetit. Ky i fundit nxit: Krijimin e enëve të reja të gjakut (një proces i quajtur angiogjenezë) Ul inflamacionin dhe acidin laktik Rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut Përmirëson aftësinë e qelizave të bardha të gjakut për të vrarë bakteret Përmirëson rigjenerimin e kockave për shërim më të shpejtë Redukton edemën (ënjtjen) në zonën e plagës Rrit prodhimin e kolagjenit

Aksesoni Shërbimet

Në FitHealth Clinic do të gjeni shërbimet më të mira për të përmirësuar jetën tuaj.