Dyshja perfekte për shëndetin e zorrëve dhe uljen e sheqerit në gjak.

Shumë studime në SH.B.A sugjerojnë që përfshirja e gjetheve të dafinës dhe xhinxherit në regjimin tuaj ushqimor luan një rol mjaft të rëndësishëm në uljen e sheqerit në gjak dhe shëndetin e zorrëve. Ndryshime të vogla, si futja e këtyre dy përbërësve në regjimin tuaj ushqimor mund t’ju ndihmojë gjithashtu në menaxhimin e peshës dhe uljen e rezistencës insulinike, e cila është një shenjë dalluese e diabetit mellitus tipi 2.

Sipas statistikave të kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve në Sh.B.A, 6 në çdo 10 të rritur që jetojnë atje kanë një sëmundje kronike. Gati 4 në çdo 10 të rritur kanë dy ose më shumë sëmundje kronike që mund të përfshijnë sëmundje të zemrës, diabet, sëmundje kronike e veshkave ose kancer. Shumë prej këtyre problemeve shoqërohen me një regjim ushqimor të varfër, mungesë të aktivitetit fizik, konsumi i tepruar i alkoolit dhe duhanit.

Dy problemet shëndetësore që kontribuojnë në sëmundjet kronike përfshijnë sindromën metabolike dhe shëndetin e dobët të zorrëve, ose disbioza e zorrës. Sindroma metabolike, është një grup prej pesë problemeve shëndetësore që shoqerohen me probleme të tjera kronike, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, goditjen në tru (insultin cerebral), diabetin dhe sëmundjen kronike të veshkave. Kur një person ka tre ose më shumë nga faktorët e rrezikut, ata diagnostikohen me sindromën metabolike. Këtu përfshihen: nivele të larta të glukozës në gjak, tension arterial i lartë, mbipesha (me një BMI 30 e lartë) dhe yndyrnat e larta.

Zgjedhjet tuaja ushqimore gjithashtu kanë një ndikim në shëndetin tuaj të zorrëve. Mirëqenia e mikrobiomës tuaj të zorrëveështë shumë e rëndësishme dhe ka efekte në shëndetin tuaj fizik dhe emocional. Ekzistojnë prova shkencore që sugjerojnë përdorimin e probiotikëve, gjë që mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të mikrobeve te demshme. Kjo nga ana tjetër zvogëlon rrezikun tuaj për shfaqjen e sëmundjeve kronike. Lista e problemeve të ndikuara nga mikrobioma juaj e zorrëve përfshin aftësi të kufizuara të mësuarit, mbipesha, diabeti dhe sëmundja e Parkinsonit. Në fakt, një përmbledhje shkencore e botuar në vitin 2020 shkon deri aty sa sugjeron që të gjitha sëmundjet inflamatore fillojnë në zorrë.

Futja në regjimin ushqimor të produkteve të shëndetshme siç janë në këtë rast gjethet e dafinës dhe xhinxheri ndikojnë në këto simptoma që vijnë nga këto sëmundje kronike. Gjethet e dafinës janë të njohura për përdorimin e tyre në marinime dhe aromatizime të ndryshme, përmendim mishin, turshitë ose supat e ndryshme. Ndërsa xhinxheri ka një përdorim më të gjerë, atë mund ta përdorim në salca, pije, ushqime si dhe në çaj. Ai njihet për efektin qetësues të stomakut, në tretjen e ushqimit dhe kontrollin e sheqerit në gjak. Referenca më e përdorur e xhinxherit është ajo e trajtimit të të përzierave (nauzesë) pa asnjë lloj efekti anësor. Një studim i vitit 2015 duke përdorur një suplement pluhur xhinxheri për 12 javë demonstroi se kishin nivele më të ulëta të hemoglobinës A1c, e cila është një matje e kontrollit afatgjatë të glukozës në gjak.

Si të shtoni xhinxherin dhe gjethet e dafinës në regjimin tuaj ushqimor? Siç u përmend më parë, gjethet e dafinës shpesh shtohen në zierje ose në marinime. Sidoqoftë, mund t’i shtoni ato edhe për një çaj me aromë, sa gjethe të doni në varësi të shijes që ju pëlqen. Merrni parasysh që të grini xhinxherin për ta shtuar në ushqime të ndryshme, salcat e sallatave ose prerjen e rrënjës për ta vendosur në një filxhan të nxehtë çaji. Ndërsa po mendoni të shtoni këto dy përbërës, mos harroni të zgjidhni ato organike dhe jo ato të përpunuara. Mundohuni të jeni konsistent me shtimin e tyre në dietën tuaj. Është konsumi i rregullt i tyre që ka treguar rezultate positive dhe jo ai me ndërprerje.