Pse shtojmë peshë gjatë festave: Glikogjeni dhe uji

Pse shtoj peshë gjate festave?
Rritja e peshës trupore në këto ditë festive shkaktohet nga një reaksion qelizor:
Ku, përveç akumulimit të yndyrës trupore, ka një rritje të glikogjenit në muskuj dhe mëlçi. Reduktimi i yndyrës së tepërt kërkon më shumë kohë, në vend të kësaj ne mund të veprojmë më shpejt në metabolizmin e karbohidrateve që kanë një lidhje të drejteperdrejte me mbajtjen e ujit.
Glikogjeni formohet nga glukoza dietike, e cila rrjedh nga doza ditore e karbohidrateve.
Glikogjeni përbën rezervën e karbohidrateve të depozituara në mëlçi, e cila është e nevojshme veçanërisht për trurin, një organ që përdor vetëm glukozën si bazë energjie për të funksionuar. Glikogjeni depozitohet gjithashtu në muskuj. Mëlçia siguron energji veçanërisht për trurin duke i dërguar këtij organi të paktën 100 gram glukozë në ditë. Muskujt, nga ana tjeter mendojnë vetëm për veten, thithin glukozën dhe nuk e japin atë!
Të hash ushqime të pasura me karbohidrate, si ne rastin e ëmbëlsirave te ndryshme , qe mund te kemi marre gjate festave do të thotë të akumulosh glikogjen në mëlçi dhe muskuj.
Dhe këtu fillon shtimi i peshës trupore, sepse 1 gram glikogjen lidhet me 2,7 gram ujë.
Domethënë, nëse grumbullojmë 50 gram glikogjen, këtyre gramëve te shtuar u perkojne 135 gram ujë. Keshtu, kemi rritur mbajtjen e ujit gjatë kësaj periudhe. Me eleminimin e glikogjenit, eleminojme dhe sasine e ujti te tepert dhe pasha e trupit bie.
Ketu na vjen ne ndihme aktiviteti aerobic, i cili eleminon dozen e glikogjenit te akumuluar shto ketu dhe kufuzimin e dozes ditore te karbohidrateve, por jo eleminimin e plote te tyre, mund te arrijme te perfitojme peshen e duhur.