Terapia me oksigjen hiperbarik në trajtimin e këmbëve diabetike

"Gjithmonë duhet të shpresosh kur je i dëshpëruar dhe të dyshosh kur shpreson." Gustave Flaubert.* Njerëzit me diabet mellitus dhe ulcerat jo shëruese të gjymtyrëve të poshtme janë në rrezik të lartë për amputim të gjymtyrëve. Kujdesi standard aktual për ulcerat e këmbëve përfshin ruajtjen e niveleve optimale të glukozës në gjak, debridement ( pastrimi i buzëve të plagës), higjenë e mirë e saj, antibiotikët për trajtimin e infeksionit; ushqimi adekuat; lehtësimi i presionit dhe amputimi.

Ka pasur një interes të shtuar në përdorimin e terapisë me oksigjen hiperbarik (HBOT) si një trajtim shtesë për ulcerat diabetike.

Terapia me oksigjen hiperbarik (HBOT) është një trajtim efektiv për plagët e këmbëve diabetike. Efektet e HBOT konsistojnë në :

• përmirësimin e hipoksisë së indeve të plagëve

• rritjen e perfuzionit, reduktimin e edemës

• reduktimin e citokinave inflamatore

• promovimin e përhapjes së fibroblasteve

• prodhimin e kolagjenit

• angiogjenezën ( shtimi i enëve të reja të gjakut)

e bëjnë atë një shtesë të dobishme në praktikën klinike për "plagët problematike", të tilla si ulcerat diabetike të këmbëve.

HBOT gjithashtu ndihmon në çrrënjosjen e infeksioneve të indeve të buta dhe kockave me mekanizma që përfshijnë vrasjen e mikroorganizmave, përmirësimin e funksionit të qelizave të bardha të gjakut (leukociteve dhe makrofagëve) dhe rritjen e efektit të antibiotikëve. Këto efekte zvogëlojnë rrezikun e amputimit të ekstremiteteve të poshtme në pacientët diabetikë me plagë në këmbë. 

SIdomos për plagët kronike të këmbës diabetike që nuk i përgjigjen terapisë së përshtatshme për muaj, studime të kohëve të fundit, së bashku me shumicën e atyre të publikuara më parë, sugjerojnë që HBOT përmirëson dukshëm shërimin afatgjatë.

Aksesoni Shërbimet

Në FitHealth Clinic do të gjeni shërbimet më të mira për të përmirësuar jetën tuaj.