Festat e fundvitit: jo vetem argetim, por edhe ushqim i shendetshem!

Festat e Krishtlindjeve janë një moment unik për t'iu kushtuar familjes dhe atyre që doni. Në këtë periudhë, duke marrë parasysh rastet e shumta që krijohen për të festuar – mes aperitivëve, drekës dhe darkave – shpesh është e lehtë të humbisni zakonet e shëndetshme, duke e ekzagjeruar me sasitë dhe me ushqimet e ëmbla e tepër të yndyrshme e me kalori. Por ushqimi i shëndetshëm mund të jetë pjesë e festave! Thjesht shtoni produkte më të lehta, më të shëndetshme dhe më të ekuilibruara në menunë e festave, në mënyrë që t’ja dilni pa demtime dhe të mbani mend se një “snack” i vogël herë pas here është gjithashtu i duhuri për t'u kënaqur, por me moderim.
Ja disa ide të lehta dhe argëtuese për të ndjekur një dietë më të ekuilibruar, edhe gjatë festave të dhjetorit.
1. Pasuroni tryezën me gatime me bazë perimesh, si pure, supa, dhe smoothie me ngjyra. Dhe në pjatat anësore shtoni shumë fruta të freskëta, si portokall, shegë, rrush dhe dardha, të cilat do t'i bëjnë sallatat krokante dhe pjatat kryesore më të shijshme. Në këtë mënyrë, çdo pjatë do të bëhet origjinale dhe e shijshme por do të jetë edhe më e ushqyeshme, e pasur me vitamina, kripëra minerale dhe fibra të cilat falë fuqisë së tyre të lartë ngopëse do t'ju ndihmojnë t'i përballoni më lehtë festat.

2. Për të ftuar fëmijët apo miqtë tuaj, argëtohuni duke përgatitur tryezën të gjithë së bashku! Përfshini të rinj dhe të moshuar në krijimin e pjatave kryesore ose vendosni zbukurime të përbëra nga fruta dhe perime të freskëta, të cilat mund të jenë një aperitiv ose meze të shijshme bazuar në ushqimet te shendetshme. Krijoni forma tematike, të tilla si një kurorë, një yll kometë ose një pemë Krishtlindjeje duke përdorur sallatë, brokoli, selino, karrota dhe shumë fruta. Të gjithë do të tundohen të fillojnë drekën ose darkën me këto meze të lehta dhe të shëndetshme, ndoshta duke i shoqeruar me kos .
3. Dhe si të mos përfundoni një vakt festash pa një kënaqësi? Përgatitni një ëmbëlsirë “ndryshe”, të lehtë por të shijshme me bazë ananasi, e cila do të ndihmojë edhe tretjen! Apo si thoni për boronicat, manaferrat dhe mjedrat? Pra, ato janë gjithashtu të pasura me antioksidantë, vitamina A, C dhe kripëra minerale, të cilat janë të gjitha të çmuara për trupin tonë.

Ka pafund kombinime për të pasuruar menunë e festave me fruta dhe perime, duke i dhënë tryezës një prekje të shëndetshme dhe plot ngjyra.

Bejini festat tuaja argetuese por edhe te shendetshme me Kliniken FitHealth !!!