10 këshilla për të ngrënë shëndetshëm në Krishtlindje

Krishtlindjet sigurisht që janë sinonim i ushqimeve të shijshme. Pikërisht për këtë, shpesh herë është shumë e vështirë t'u rezistojmë ushqimeve që na ofrohen gjatë festave të fundvitit. Megjithatë, shumë kalori dhe ushqime me përmbajtje të lartë yndyre mund të ndikojnë negativisht në trupin tonë dhe veçanërisht në peshën tonë.

Falë këshillave tona më të mira, ju mund të shijoni pjatat tuaja të preferuara pa lënë pas dore shëndetin tuaj.

     Këshilla 1: Mos e filloni dietën në Krishtlindje

     Çdokush mund ta gjejë veten në një moment të jetës së tij ku nuk është plotësisht i kënaqur me peshën e tij. Megjithatë, tregohuni realistë dhe mos planifikoni të humbni peshë gjatë pushimeve. Do të ishte një objektiv mjaft i vështirë për t'u arritur. Është e qartë se kjo nuk do të thotë të hahet pa masë dhe të konsumosh gjithçka që vjen në dorë. Mund të provoni gjithçka, por mos e teproni.

     Këshilla 2: Shkoni të bëni pazar me stomakun plot

 

     Keni nevojë për të blerë furnizime për drekën e Krishtlindjeve? Shkoni në supermarket pasi të keni ngrënë. Kur bëjmë pazar me stomakun bosh, tundohemi të blejmë edhe gjërat që nuk na duhen, thjesht sepse jemi të uritur. Gjithashtu, këshillohet të pini një gotë ujë para darkës së Krishtlindjes. Në këtë mënyrë, ajo ndjenjë e madhe e urisë zbehet, por ju keni ende vend në stomak për të shijuar çdo përgatesë.

     Këshilla 3: Zgjidhni ëmbëlsirat e shëndetshme

 

     Një Krishtlindje nuk është një Krishtlindje pa ëmbëlsira. Megjithatë, për të shmangur marrjen e shumë kalorive, zgjidhni ato që janë pak më të shëndetshme. Për shembull, mund të bëni ëmbëlsira vegane ose me drithëra integrale. Edhe në dekorim, kremin mund ta zëvendësoni me fruta të thata të shijshme.

     Këshilla 4: Promovoni tretjen

     Sistemi tretës luan një rol të rëndësishëm gjatë festave. Kjo është arsyeja pse do të ishte e këshillueshme që të konsumohen probiotikët. Këto substanca nxisin tretjen dhe eliminojnë atë ndjenjën e pakëndshme të fryrjes që mundon shumë njerëz pas një drekë të shijshme Krishtlindjesh. Ju mund të merrni probiotike në formë tabletash ose përmes ushqimeve që përmbajnë sasi të mëdha.

     Këshilla 5: Mbani një sy në atë që hani

 

     Nëse keni probleme me tretjen ose nëse nuk doni të shtoni shumë peshë gjatë pushimeve, shikoni se çfarë hani. Për ta bërë këtë, mund të përdorni një listë si referencë ose të shkruani gjithçka që hani në një ditar. Në këtë mënyrë, jo vetëm që do të keni një pasqyrë më të detajuar të të gjitha ushqimeve që keni shijuar, por do të mund të identifikoni më lehtë çdo shqetësim që vjen pas konsumimit të ushqimeve, pasi janë pikërisht “erëzat” e përdorura në menutë e Krishtlindjeve ato që shpesh shkaktojnë reaksione gastrointestinale. Thjesht duhet t'i kushtoni pak më shumë vëmendje. Pas festave kryeni testin e intolerances në klinikën FitHealth, per te kuptuar se cilat ushqime po ua pengojne renien ne peshe dhe tretjen!

     Këshilla 6: Mos u stresoni për ushqimin

     Ndonjëherë, periudha e Krishtlindjeve është e mbushur me takime dhe aktivitete që është e pamundur t'i shpëtosh. Por ushqimi është diçka që duhet shijuar me kënaqësi dhe mbi të gjitha pa nxitim. Edhe nëse fëmijët janë të shqetësuar dhe me padurim që presin të vijë Santa Claus apo edhe të krijojnë “rremujera” të vogla, dreka dhe darka duhet të jenë ende momente në të cilat ne të gjithë hamë së bashku në qetësinë dhe relaksimin maksimal. Ushqimi me nxitim nuk është vetëm një burim stresi, por gjithashtu mund të shkaktojë probleme serioze me tretjen. Në fund të fundit, askujt nuk i pëlqen t'i kalojë Krishtlindjet në shtrat me stomak të fryre. Për më tepër, dreka e Krishtlindjeve është diçka vërtet e veçantë që duhet shijuar e qetë në shoqëri, veçanërisht kur përgatitja kërkonte shumë kohë pas sobës.

     Këshilla 7: Zgjidhni porcione më të vogla

 

     Ndonjëherë edhe në ditë festash sytë bëhen më të mëdhenj se barku. Si rezultat, porcionet në pjata rriten në mënyrë dramatike. Dhe sigurisht, për të mos ofenduar askënd, hamë gjithçka pa lënë asgjë në pjatë. Kjo, nga ana tjetër, mund të shkaktojë fryrje dhe probleme të tjera të stomakut. Dhe kështu edhe humori i mirë zhduket. Për këtë arsye, është e këshillueshme që të zgjidhni porcione më të vogla .

     Këshilla 8: Pini një filxhan çaj

 

     Për shumë njerëz, çaji është gjithashtu pjesë e atmosferës së mrekullueshme të Krishtlindjeve. Ndër të gjitha, çaji jeshil është më i miri, pasi detoksifikon dhe nxit tretjen. Mund të shtoni një luge mjaltë për ta bërë shijen më pak të hidhur. Në fakt, çaji jeshil përmban shumë substanca të cilat janë gjithashtu shumë të mira për tretjen.

     Këshilla 9: Ushtroni shumë

 

     Pas një drekë të bollshme, a ju pëlqen të pushoni në divan? Nuk është një ide e mirë. Në fakt, kaloritë janë gjithmonë në kërkim të një vendi të vogël të bukur në bark për tu depozituar. Eshte më mirë të bëni pak shëtitje për të ndihmuar tretjen. Kështu, do të ushtroheni dhe do të thithni pak ajër të pastër. Ajo që trupi juaj ka më shumë nevojë.

     Këshilla 10: Pini pak alkool

 

     Një gotë verë e kuqe me një vakt është shumë e mirë për Krishtlindje. Por edhe atëherë, përpiquni të mos e teproni dhe kufizoni veten në vetëm një gotë. Konsumimi i tepërt i alkoolit nuk është vetëm i dëmshëm për organe të ndryshme, por fut edhe më shumë kalori në trup. Disa lloje alkooli mund të na bëjnë edhe më të shëndoshë se çokollata e nxehtë që duam të pimë në Krishtlindje.