Jetesë e shëndetshme në shtatzëni dhe laktacion

Shtatzënia dhe laktacioni janë ndër periudhat më të veçanta në jetën e një gruaje dhe të ushqyerit luan një rol jetësor para, gjatë dhe pas shtatzënisë.

Ndjekja e një diete të shëndetshme është veçanërisht e rëndësishme për disa arsye. Rritja e marrjes së kalorive dhe lëndëve ushqyese janë të nevojshme për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e foshnjës dhe për të ruajtur shëndetin e nënës.

Regjim ushqimor i sigurt në shtatzëni

Ushqimet që duhet të konsumohen duhet të jenë të pasura në nutrientë, të jenë me pak yndyrë, të kenë sasi të pakët sheqeri, niseshte të rafinuar, kripë.

Gratë që janë shtatzënë dhe fëmijët e tyre të palindur janë më tepër të ndjeshëm se popullsia e përgjithshme ndaj efekteve të sëmundjeve të transmetuara nga ushqimi, të tilla si listerioza. Gjatë shtatzënisë, gratë duhet të hanë vetëm ushqime të gatuara në temperatura që konsiderohen të sigurta. Nuk duhet konsumuar qumësht i papasterizuar apo djathëra të përgatitur nga ky i fundit.

Nevojat ushqyese

Nevojat ushqyese duhet të plotësohen nëpërmjet marrjes së ushqimeve dhe pijeve, megjithatë te femrat shtatzënë apo në laktacion shpesh kjo nuk arrihet. Për këtë arsye mjekët gjinekologë dhe nutricionistë rekomandojnë marrjen e vitaminave dhe suplementeve të mineraleve përveç mbajtjes së një regjimi të shëndetshëm. Nevojat për folate/acid folik, hekur, jod apo vitaminë D duhet të plotësohen gjatë shtatzënisë.

Gratë që janë në periudhën e laktacionit nuk duhet të tejkalojnë Nivelin e Sipërm të Tolerueshëm të Marrjes (UL) prej 1.000 mikrogram acid folik dhe 45 miligram hekur. Gratë duhet të kërkojnë udhëzime nga një sigurues i kujdesit shëndetësor për përdorimin e duhur të suplementeve para lindjes ose të shtesave të tjera dietike gjatë laktacionit.

Prodhimet e detit

Peshku dhe frutat e detit gjatë shtatzënisë rekomandohen pasi lidhen me rritjen e funksionit konjitiv dhe zhvillimin e fëmijës. Duhen konsumuar rreth 230 – 340 gram të prodhimeve të detit në javë, duke zgjedhur alternativa me nivel të pakët të metilmërkurit. Metilmërkuri është toksik për trurin dhe sistemin nervor qëndror nëse ekspozimi është për një kohë të gjatë.

Pijet alkoolike

Femrat shtatzënë nuk duhet të pijnë alkool pasi ky i fundit dëmton fetusin. Ky rekomandim është i vlefshëm dhe gjatë laktacionit, megjithatë 1 pije në ditë nuk e dëmton infantin nëse nëna pret minimumi 2 orë para se t’i japë gji bebit.

Kafeina

Pijet me kafeinë ndryshojnë shumë në përmbajtjen e tyre të kafeinës. Kafeina kalon nga nëna te foshnja në sasi të vogla përmes qumështit të gjirit, por zakonisht nuk ndikon negativisht tek bebi kur nëna konsumon sasi të ulëta apo të moderuara (rreth 300 miligramë ose më pak në ditë, e cila është rreth 1 deri në 2 filxhanë kafe). Pesha në shtatzëni

Është e rëndësishme të theksohet se rreth gjysma e femrave pas lindjes mbajnë rreth 5 kilogram nga shtatzënia dhe rreth 1-4 gra mbajnë 10 kilogram ose më shumë. Femrat mbipeshë ose obeze postpartum shpesh tejkalojnë intervalin e peshës së rekomanduar gjatë shtatzënisë çka rrit kilet që mbarten dhe pas përfundimit të shtatzënisë.

Menaxhimi i peshës gjatë shtatzënisë rrit gjasat që bebi të ketë peshën e duhur, të shmangen komplikacione të mundshme për bebin dhe nënën.

Aktiviteti fizik gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes

Shtatzënia

Nga aktiviteti fizik gjatë shtatzënisë mund të përfitojë si nëna ashtu edhe foshnja. Aktiviteti fizik rrit ose ruan statusin e duhur kardio-respirator dhe zvogëlon rrezikun e shtimit të tepërt të peshës dhe diabetin gestacional. Femrat e shëndetshme pa kundërindikacione duhet të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitet aerob me intensitet të moderuar në javë.

Postpartum

Aktiviteti fizik pas lindjes së një fëmije ndikon pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm të një gruaje. Aktiviteti fizik gjatë periudhës pas lindjes përmirëson gjendjen shpirtërore dhe zvogëlon simptomat e depresionit pas lindjes. Për më tepër, aktiviteti fizik mund të ndihmojë në arritjen dhe ruajtjen e një peshe të shëndetshme dhe, kur kombinohet me kufizimin kalorik, ndihmon në promovimin e humbjes së peshës. Femrat në laktacion duhet të synojnë të paktën 150 minuta aktivitet aerobik me intensitet të moderuar në javë.

Na ndiqni në YouTube: Klikoni ketu

Aksesoni Shërbimet

Në FitHealth Clinic do të gjeni shërbimet më të mira për të përmirësuar jetën tuaj.