5 ndryshime ne regjimin ushqimor për të reduktuar alergjitë sezonale.

Për individët e prekur nga alergjitë, një ndryshim i motit mund të nënkuptojë një ndryshim të rëndësishëm në stilin e jetës, duke përfshirë medikamentet pa recetë apo shmangien e plotë të ekspozimeve të caktuara. Për fat të mirë, nuk ka nevojë të lini irrituesit të marrin më të mirën nga ju gjatë sezonit të alergjive këtë vit. Ndiqni këto këshilla nga Klinika FitHealth për të qëndruar një hap përpara alergjive tuaja këtë sezon.
1. Pini çaj jeshil.
Pija përmban antihistamine natyrale që janë vërtetuar se reduktojnë reaksionet alergjike.
2. Mos hani ushqime të pasura me erëza gjatë sezonit të vjeshtës.
Reagimet që ato shkaktojnë—rrjedhja e syve, hundës, gojës etj.—është në të njëjtën familje me atë të alergjive dhe mund të përkeqësojnë simptomat.
3. Përqafoni dietën mesdhetare.
Ngrënia e ushqimeve të pastra dhe të freskëta të përfshira në këtë dietë – frutat, perimet, bishtajoret, drithërat, peshku dhe vaji i ullirit – mendohet se ndihmon shumë alergjitë respiratore, përfshirë astmën.
4. Zhvilloni një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për të hequr peshën e padëshiruar.
Ka një numër studimesh që sugjerojnë përfundimisht se obeziteti mund t'i bëjë astmatikët më të prirur ndaj fazave akute të sëmundjes. Një peshë e shëndetshme mund të sjellë përfitime për shumë individët që vuajnë nga kjo patologji apo nga alergjitë stinore.
5. Përdorni më pak kripë.
Konsumimi i rregullt i kripës mund të përmirësojë funksionin e mushkërive. Pjesa më e madhe e kripës që konsumojnë individët vjen nga ushqimet e përpunuara të cilat duhen shmangur. 
"Nuk është sekret që regjimi ushqimor i duhur është çelësi për ruajtjen e shëndetit optimal," thotë mjekja nutricioniste. “Përvetësimi i zakoneve të mira të të ngrënit mund të ketë padyshim një ndikim pozitiv në mënyrën se si alergjitë sezonale ndikojnë në cilësinë tuaj të jetës. Të gjithë, pavarësisht nga niveli aktual i shëndetit, duhet të përpiqen të hanë një shumëllojshmëri ushqimesh të thjeshta, të papërpunuara si frutat, perimet, drithërat dhe yndyrnat e shëndetshme, duke minimizuar kripën e shtuar.”

-Pesë Super Ushqime
Përveç zhvillimit të një regjimi ushqimor të qëndrueshem dhe gjithëpërfshirës, shtimi i këtyre ushqimeve mund të ndihmojë në kontrollin e alergjive edhe më tej:

1. Frutat tropikale
E pasur me vitaminë C dhe bromelainë - një kimikat që mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të alergjisë.

2. Peshq të pasur me yndyrna të mira
Plot me acide yndyrore omega-3 që janë vërtetuar se pakësojnë shumë simptomat e alergjisë.

3. Qepë
Kane kuercetinë, një kimikat natyral që redukton reagimin natyral të trupit ndaj histaminës.

4. Mjaltë 
Përmban polen. Në doza të ulëta gjatë gjithë vitit, konsumimi i mjaltit mund të ndihmojë individët të rrisin imunitetin ndaj efekteve të alergjive sezonale.

5. Kos
Një burim natyral i probiotikëve, i cili mund të ndihmojë individët të bëhen më pak të prekur nga alergjitë. Gjithësesi gjatë stinës së vjeshtës mund të jetë e nevojshme të përdorni dhe suplemente probiotikësh për të forcuar sistemin imunitar që gjendet me shumicë në zorrë (80%).

Ajo që sugjerohet është takim me mjeken nutricioniste. Ajo do t'ju japë regjimin ushqimor të përshtatshëm dhe padyshim këshillat e detajuara! Lejoni ushqimin të jetë mjekimi juaj!