5 këshilla për një vjeshtë të shëndetshme.

Vjeshta ka zbritur zyrtarisht me netë të freskëta, ajër më të thatë dhe një valë ndryshimesh. Ky sezon nxit kreativitetin, por gjithashtu mund të çojë dhe në ftohje të panevojshme nëse vazhdojmë të ecim me ritmin tonë të verës. Klinika FitHealth ju fton të ndiqni këto ndryshime dhe të bëni rregullime në rutinën tuaj të përditshme për të lejuar një kalim të shëndetshëm në muajt më të freskët.

Ne vemë re se kalimi nga vera në vjeshtë është i rëndësishëm dhe trupi ka probleme me riekuilibrimin pasi shohim se buzët e plasariten, shfaqen skuqje dhe tharje të lëkurës rreth hundës, valë teshtitjeje, lodhje dhe humor të përgjithshëm më të rënë.Këto shenja na lajmërojnë se trupi jonë po ndjen ardhjen e vjeshtës, ndaj kini parasysh se gjatë këtij ndryshimi të sezonit një sistem i fortë imunitar është thelbësor dhe shëndeti i sistemit tretës është kryesori në mirëfunksionimin e sistemit imunitar.

1. Hani sipas stinës

Për vjeshtën, sugjerojmë një zhvendosje nga sallatat e lehta dhe ushqimet e papërpunuara që zakonisht shijohen gjatë vapës së verës dhe mbusheni pjatën tuaj me frutat e freskëta dhe perimet e stinës të disponueshme tani! Shtoni më shumë ushqime të ngrohta si supera me perime të sitinës (kunguj, panxhar, selino ). Proteinat bimore (fasulet, thjerrëzat, farat) dhe proteinat shtazore (përfshirë vezët dhe bulmetin) po ashtu janë të rëndësishme për të qënë prezente në regjimet tona ushqimore, por kini parasysh se këto ushqime duhet të merren në sasinë e duhur, veçanërisht bulmeti.

Ushqimet që ushqejnë sistemin tonë të tretjes këtë periudhë të vitit përfshijnë patatet e ëmbla, mollët, avokado, dardhë, lakër, angjinare, kërpudha, rrepat, spinaq, kungull dhe brokoli. Ushqimet e fermentuara si lakër turshi, kefir  ndihmojnë në rritjen e florës së shëndetshme në zorrë, por padyshim nuk zëvendësojnë  marrjen e probiotikëve në formë suplementi, i cili është më i biodisponueshëm dhe më efektiv në ruajtjen e sistemit tretës dhe atij imunitar.

Së fundi, minimizoni sheqernat dhe miellrat e rafinuar, të cilët varfërojnë lëndët ushqyese thelbësore dhe minojnë sistemin imunitar.

2. Të parandalosh ështe më mire se të trajtosh

Parandalimi është ilaçi më i mirë. Për këtë ju ndihmon presoterapia. Presoterapia është një procedurë që mund të ndihmojë me drenimin  limfatik, duke i bërë krahët, këmbët ose barkun potencialisht të duken më të hollë ose më të definuar. Trajtimi gjithashtu mund të lehtësojë dhimbjet dhe të detoksifikojë trupin nga grumbullimi i toksinave. Ky trajtim është padyshim një nga domosdoshmëritë e kësaj vjeshte! Për të përmirësuar sistemin tuaj tretës është e nevojshme të kryeni dhe hidrokolonterapinë. Kjo procedurë do të jetë e nevojshme padyshim për të eleminuar gazërat, toksinat dhe parazitët të cilat janë grumbulluar gjatë verës.

3. Zhvendos fokusin e ushtrimeve

Shumë persona kalojnë nëpër një mentalitet të "punoj shumë, lëviz shumë, përpiqem fort dhe trupi im do të më falënderojë" me "Jam lodhur dhe kam nevojë për pushime". Me ndryshimin e sezonit, duhet t’i  japim trupit një rutinë tjetër, sepse të ecësh fort si në muajt e verës është një recetë për jo e duhur ne vjeshtë. Dita juaj duhet të ketë:

-Ushtrime lëvizshmërie  për të riekuilibruar trupin. Këto mund të jenë ushtrime levizore ose një seancë e thjeshtë joga prej 20 minutash. Kjo ndihmon për të qetësuar sistemin nervor dhe për të rregulluar humorin.

-Bëjini mushkëritë tuaja të lumtura dhe të forta me ushtrime kardiovaskulare (2-3 herë/javë) për përmirësimin e oksigjenimit të gjakut dhe rezistencës ndaj sëmundjeve. Përqendrohuni në frymëmarrjen brenda dhe jashtë përmes hundës pasi kjo ndihmon në ngrohjen dhe lagështimin e ajrit të thatë që hyn në trup.

4. Flini si profesionist

Është një fakt i njohur që aktiviteti fizik i përditshëm përmirëson cilësinë e gjumit. Por sa gjumë ju nevojitet vërtet? Organet tuaja janë të zëna me detoksifikimin e trupit tuaj gjatë pushimit, prandaj sigurohuni që të regjistroni të paktën 7-8 orë gjumë në natë. Nëse jeni të privuar nga gjumi, studimet tregojnë se numri juaj i qelizave T ulet dhe citokinat tuaja inflamatore rriten, duke rritur rrezikun për t'u prekur nga një ftohje ose grip. Vjeshta është një mot i mrekullueshëm për gjumë, por mos harroni, zbatoni orën biologjike!

5. Suplementet

Ka shumë suplemente të mrekullueshme  për t'u marrë që gjithashtu forcojnë funksionin imunitar. Ndërsa moti bëhet më i freskët, tregohuni bujarë me hudhrën dhe xhinxherin në përgatitjen e ushqimit. Kontrolloni nivelet e vitaminës D – shumë njerëz kanë nivele mjaft të ulëta në vitaminë D, dhe suplementet e duhura mund të reduktojnë ndjeshëm shpeshtësinë e ftohjes dhe gripit. Udhëzimet e FDA sugjerojnë se niveli i vitaminës D në serum prej 20-40 ng/mL është normal, por ky është shumë i ulët. Nëse niveli juaj i gjakut është mbi 45 ng/ml, ju rekomandojmë të merrni 2000-4000 IU në ditë në varësi të moshës, peshës, sezonit, sa kohë kalon jashtë, ku jeton, ngjyrës së lëkurës dhe padyshim niveleve të gjakut. Konsideroni gjithashtu një multi-vitaminë, vitaminë C, zink, apo  probiotikë. Këto të fundit janë veçanërisht të suksesshme për të ruajtur funksionin e traktit tretës. Duke marrë këto baktere të mira, ne rivendosim florën intestinale, tretim më mirë dhe përmirësojmë padyshim sistemin imunitar.

Nevojat e çdo personi janë të ndryshme kështu që mos ngurroni të takoni mjeken nutricioniste  për të shqyrtuar nevojat tuaja specifike për të gjetur ekuilibrin dhe për t'i mbijetuar ndryshimit të motit.

Me Klinikën FitHealth, kaloni një vjeshtë të shëndetshme!