Dieta në menopauzë

Dieta në menopauzë duhet të planifikohet duke marrë parasysh të gjitha ndryshimet fiziologjike dhe parafiziologjike që ndodhin në organizmin femëror. Ndryshimet hormonale që karakterizojnë menopauzën ndryshojnë ndjeshëm nevojat ushqyese të femrave.

Kalciumi dhe Vitamina D

Ndryshimi më i rëndësishëm, nga i cili varen shumica e ndryshimeve para dhe pas menopauzës, përfaqësohet nga mungesa e estrogjenit; një hormon steroid gonadal femëror që vepron në nivel sistemik.

Një nga çrregullimet më të rëndësishme (dhe gjithashtu më të njohurat) në lidhje me mungesën e estrogjenit është ndryshimi i kalcifikimit të kockave i cili, nëse lihet pas dore (ose në prani të faktorëve të tjerë të rrezikut), mund të çojë në osteoporozë. Në këtë pikë, pasi të garantohet homeostaza hormonale, është thelbësore të sigurohet që raporti sintezë / rimodelim i kockave të mos ndryshohet për shkak të mungesës së kalciumit dhe / ose vitaminës D. Në këtë drejtim, dieta në menopauzë luan një rol themelor.

Në menopauzë, kërkesat dietike për kalcium janë 1200-1500mg / ditë, ndërsa ajo e vit. D është 10 mikrogram / ditë. Këshillohet që femrat të vlerësojnë së bashku me gjinekologen dhe / ose mjeken nutricioniste nëse, përveç regjimit të personalizuar dhe ekspozimit ndaj rrezeve të diellit - të dobishme për sintezën endogjene të vit. D – duhen marrë dhe shtojca / suplemente ushqimore.

Yndyrat dhe kolesteroli

Jo më pak i rëndësishëm është aspekti biokimik i lidhur me lipidet, lipoproteinat, dhe lidhja e tyre me rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. Në fakt, dihet që gjatë gjithë periudhës së pjellorisë, estrogjenet luajnë një rol të ndjeshëm mbrojtës ndaj enëve të gjakut; këto hormone veprojnë në receptorët hepatikë të lipoproteinave me densitet të ulët (LDL) duke favorizuar largimin e tyre nga qarkullimi i gjakut dhe duke promovuar mirëfunksionimin e sistemit kardiovaskular. Sidoqoftë, teksa prodhimi i estrogjenit zvogëlohet, mund të ndodhë një rritje patologjike e lipideve në gjak, rrjedhimisht një rritje e rrezikut të ndërlikimeve kardiovaskulare. Në këtë drejtim, dieta në menopauzë duhet të shmangë: Rritjen e kolesterolit total në gjak dhe veçanërisht e LDL - cholesterolit.

Shtimi i tepërt i dhjamit në zonën e barkut

Dieta në menopauzë duhet të konsiderojë gjithashtu që, një nga faktorët e rrezikut predispozues për kancerin e gjirit është rritja e triglicerideve në gjak. Kjo do të thotë që, përveç kufizimit të kolesterolit ekzogjen dhe yndyrnave të ngopura për të shmangur hiperkolesteroleminë, ushqimet me përmbajtje të larta në karbohidrate duhet gjithashtu të merren në sasi të konsiderueshme; kjo sepse tendenca për hiperglicemi favorizon sintezën e triglicerideve, duke rritur ndjeshëm përqendrimin e tyre në gjak.

Fitoestrogjenët

Nëpërmjet ushqimit NUK është e mundur të zvogëlohen ndjeshëm simptomat që lidhen me sindromën e menopauzës: afshet, djersitje natën, pagjumësi, ankth, nervozizëm, ndryshime humori, kujtesë e dobët.

Sidoqoftë, dieta në menopauzë mund të ndihmojë pozitivisht terapinë medikamentoze duke siguruar një furnizim të mirë të estrogjeneve bimore ose fitosteroleve. Këto molekula, tashmë të njohura për aftësinë e tyre për të zvogëluar thithjen e kolesterolit në zorrë, gjithashtu mund të simulojnë veprimin estrogjenik në një nivel sistemik, duke qetësuar (ndjeshëm) simptomat që lidhen me menopauzën. Fitoestrogjenët janë gjerësisht të pranishëm në bishtajore (sidomos soja) ose mund të gjenden në treg në formën e suplementeve ushqimore.

Hekuri

I vetmi aspekt pozitiv i lidhur me menopauzën, pra me ndërprerjen e ciklit menstrual, ka të bëjë me nevojën për hekur (Fe); me eleminimin e humbjeve të gjakut nga cikli marrja e hekurit bie nga 18mg / ditë për gruan para menopauzës në 10mg / ditë për gruan pas menopauzës.

Aksesoni Shërbimet

Në FitHealth Clinic do të gjeni shërbimet më të mira për të përmirësuar jetën tuaj.