Si të humbasim kilogramët e tepërta të marra gjatë pushimeve?

“Duket një paradoks, por pasioni për ushqimin e mirë mund të na ndihmojë të përmirësohemi dhe të humbim peshë”

Pyesni: si të humbni shpejt kilogramët e marra me pushime?

“Duket një paradoks, por pasioni për ushqimin e mirë mund të na ndihmojë të përmirësohemi dhe të humbim peshë”

Ndodh kur jeni të relaksuar të kënaqeni me disa përjashtime nga rregulli, shihni për alkool, pica dhe ëmbëlsira. Kjo është arsyeja pse shumë prej nesh që kthehen nga pushimet verore e dinë se e vërteta e pakëndshme do të dalë në shesh kur të testohet nga peshorja: dy ose tre kilogramë shtesë, aq sa për të na bërë të ndihemi jo në formë, për të mos përmendur perimetrin e xhinseve. Ne nuk do t'ju themi kurrë, kurrë të qëndroni pa ngrënë për t'u kthyer në siluetën tuaj ideale, sepse tashmë dihet se nuk ka asgjë më kundërproduktive sesa të anashkaloni vaktet kur dëshironi të humbni peshë (dhe të ruani rezultatin me kalimin e kohës).

Dieta pas pushimeve, gabimet që duhen shmangur në tavolinë.

Sipas nutricionistëve "ndër gabimet më të zakonshme që bëjmë në tryezë, duhet të përmendim zakonin e ndarjes së makronutrientëve të ndryshëm në vakte, domethënë të hamë ose vetëm ushqime me bazë karbohidrate ose vetëm proteina. Shumica prej nesh mendojnë se duke vepruar kështu do të humbim peshë, duke injoruar përgjigjet hormonale që, kur bëhet fjalë për ushqimin, kanë po aq rëndësi në kontrollin e peshës. Për shembull, nëse hamë vetëm një pjatë makarona me salcë domate dhe perime, ne prezantojmë vetëm karbohidratet komplekse dhe të thjeshta. Duke vepruar kështu rritim sheqerin në gjak, trupi prodhon insulinë, me një pik glicemik dhe po ashtu nxitim depozitimit të sheqernave dhe yndyrave. E mira ashtë të balanconi karbohidratet në pjatë, proteinat dhe yndyrnat e mira, në vend që të përjashtoni kategori të tëra ushqimesh. Së fundi, mbani mend se pirja  e verës dhe pijeve alkoolike çdo mbrëmje vetëm rrit kaloritë boshe”.

Si të humbni peshë pas kalorive të tepërta në pushime?

Këshilla dhe strategji për të humbur peshë pa hequr dorë nga kënaqësia e ushqimit të mirë? Nutricionistet shpjegojne: "Duket një paradoks, por pasioni për ushqimin e mirë mund të na ndihmojë të ndihemi më mirë dhe të humbim peshë. Në fakt, duke zgjedhur ushqime dhe përbërës cilësorë, duke gatuar vetë pjatat tuaja në shtëpi dhe duke u kujdesur për porcionet dhe aditivët ju do të keni më shumë kontroll mbi formën tuaj fizike.Nëse jeni mbipeshe pas pushimeve, zgjidhni ushqimet e bazuara në perime të stinës, bishtajore dhe drithëra, të shoqëruara me fokus mishin e bardhe (pulë, peshk). Mos harroni se keshillohet gatimi me sa me pak yndyrë (në avull). Për të shtuar shijen, kufizoni kripën, shtoni erëza dhe bimë aromatike, kështu që do të reduktoni edhe mbajtjen e ujit që shpesh shoqërohet me kilogramë të tepërt. Lidhur me bukën moderoni sasitë, duke zgjedhur atë integrale. Për sa i përket ushqimeve të pasdites, ekstrakte të mira frutash dhe perimesh të shoqëruara me një ose dy biskota integrale, ose një kos me pak yndyrë me një grusht bajame ose lajthi.

 A jeni me nxitim sepse rikthimi në punë imponon një ritëm të vrullshëm? Kjo shpesh sjell neglizhencë në vaktet kryesore. Në dukje mund të mendoni se humbni peshë, por ju jeni duke ngadalësuar metabolizmin, gjë e cila do t’ju shtojë kilogramë të tjerë. Ne e kemi zgjidhjen për ju!  Abonohu pranë FitHealth Catering dhe konsumo vaktet e tua, të shijshme, por edhe të shëndetshme.

 

Detoksifikimi me anë të frutave dhe perimeve të freskëta. 

Sipas nutricionistëve, mbajtja e regjimit të detoksifikimit, pirja e ekstrakteve të frutave dhe perimeve dhe/ose supave me perime, "është një strategji që jo vetëm jep fryte për sa i përket humbjes së peshës, por gjithashtu ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, aq të dobishëm, duke pasur parasysh afrimin e vjeshtës, ndriçon lëkurën, zvogëlon sasinë e celulitit. Ju do të ndjeheni më të lehtë ndërkohë që jeni duke shpëtuar nga toksinat e tepërta që sjell mjedisi rrethues dhe ushqimet e procesuara që çdo ditë konsumojmë.

Njihu me termin “Probiotikë”.

Probiotikët janë bakteret e mira të cilat i nevojiten zorrës tuaj për të kryer funksionin normal. Me kalimin e kohës balanca mes baktereve “te mira” dhe baktereve “jo të mira” çekuilibrohet. Marrja e këtyre suplementeve përmirëson florën bakteriale, bën që zorra juaj të kryejë funksionin e saj në mënyrë adekuate duke sjellë si pasojë një peshë të kënaqshme trupore. Por jo vetëm kaq! Në sistemin tonë tretës gjendet 80 % e sistemit tonë imunitar. Duke përmirësuar funksionin e tij, ne përmirësojmë imunitetin për stinën e ftohtë që na pret.

Tako mjekun nutricionist.

Për t’i thënë “STOP” kilogramëve të tepërt, është e nevojshme të takoni mjekun nutricionist. Ai do të organizojë për ju regjimin ushqimor dhe do t’ju japë këshillat e nevojshme për një ribalancim të shëndetshëm të peshës. Pranë Klinikës FitHealth ju mund të takoni mjeken e specializuar nutricioniste e cila do të hartojë për ju një regjim ushqimor të personalizuar bazuar në parametrat truporë dhe në profilin tuaj shëndetësor.

Mos e lini shëndetin tuaj në dorë të fatit!