Frymo përmes HBOT

Oksigjeni është ushqyesi kryesor i trupit tonë. Duhen dy litra oksigjen për të eleminuar vetëm një gram yndyrë trupore.

Mungesa e oksigjenit shkakton hipoksi, një gjendje që gjeneron inflamacion dhe plakje. Procesi i plakjes është një proces inflamator, që shkaktohet nga zvogëlimi i oksigjenit në gjak dhe brenda qelizave.

Në veçanti, oksigjeni vepron në qelizat burimore, të cilat janë qelizat amë të qelizave të tjera. Për të mbijetuar, organizmi ynë duhet të rinovojë qelizat e tij çdo ditë, dhe ai mund ta bëjë këtë gjë falë qelizave burimore. Por në mungesë të oksigjenit, qelizat burimore kalojnë në ‘gjendje stresi’.

Doza ditore e oksigjenit.

Vëllimin personal ditor të oksigjenit mund ta llogaritni nëpërmjet kësaj këtë formule:

3.5ml x 72 kg x 1 minutë.

Një individ me peshë 72 kg ka nevojë për 252ml oksigjen në një minutë.

252 x 60 minuta = 15120 ml, që është 15.1 litra oksigjen në një orë.

15,1 x 24 orë = 362,4 litra oksigjen që hyjnë në organizëm çdo ditë nëpërmjet frymëmarrjes.

Është e nevojshme të bëni aktivitet aerobik çdo ditë, të bëni rreth 10 mijë hapa në ditë.

Ju rekomandoj të aktivizoni në celularin tuaj aplikacione që masin numrin e hapave tuaj të përditshëm.

Për të jetuar shëndetshëm dhe për një kohë të gjatë, të paturit një diete të shëndetshme nuk mjafton, ju duhet të ecni dhe t’i siguroni trupin tuaj sasinë e duhur të oksigjenit çdo ditë.

Sa më tepër të zvogëlohet sasia e oksigjenit në organizëm, aq më tepër vuajnë dhe më shpejt plaken qelizat tona.

Por si i bëhet nëse për një arsye apo për një tjetër, nuk arrijmë të gjejmë kohën apo energjinë për të bërë këto 10 mijë hapa në ditë?

Të shihemi në pasqyrë dhe t’i dorëzohemi rrudhave të fytyrës, kilogramëve të tepërt?

Nuk kemi përse.

Falë terapisë me oksigje hiperbarik, i gjithë organizmi ynë mund të frymojë jetë dhe shëndet.

Aksesoni Shërbimet

Në FitHealth Clinic do të gjeni shërbimet më të mira për të përmirësuar jetën tuaj.