Cistiti: Këshilla rreth ushqyerjes për personat që vuajnë nga infeksionet e shpeshta urinare

Cistiti është një infeksion i traktit të poshtëm urinar i karakterizuar nga inflamacioni i mukozës së fshikëzës. Është një nga infeksionet më të shpeshta në popullatë dhe prek kryesisht gratë: pothuajse 1 në 2 gra përjetojnë probleme me cistin gjatë jetës së tyre. Infeksionet e traktit të poshtëm urinar kanë një shkallë të përsëritjes rreth 20%, edhe pas terapisë me antibiotikë. Në disa raste, përsëritjet (rikthimet) hasen shumë, veçanërisht te gratë në menopauzë. Mund të thuhet se një grua vuan nga cistiti i përsëritur kur paraqet:

-të paktën tre episode të cistitit akut në një vit;

-të paktën dy episode të cistitit akut në gjashtë muaj.

Një nga ndërlikimet më të shpeshta të cistitit është pielonefriti, i cili mund të shfaqet në forma veçanërisht të rënda tek të moshuarit, fëmijët dhe personat me imunitet te ulet.

Shkaqet dhe faktorët predispozues të cistitit

Shumë shpesh origjina e cistitit është bakteriale, e shkaktuar nga ngjitja drejt fshikëzës së patogjenëve që vijnë nga jashtëqitja ose nga gjendjet infektive të vaginës ose uretrës.

Faktorët që predispozojnë për një inflamacion të tillë janë:

-Vihet re tek  femrat, sepse distanca midis uretrës dhe anusit është më e shkurtër se tek meshkujt dhe gjithashtu sepse përdorimi i kontraceptiveve, favorizon shfaqjen e cistitit;

-Nga përdorimi i tepërt i antimikrobikëve, sepse tek gratë ndryshon ekuilibrin e florës bakteriale të vaginës duke shkaktuar kolonizim vaginal të vazhdueshëm nga uropatogjenët (p.sh.: Escherichia Coli);

-Ne menopauze, pasi rënia e estrogjenit ndikon negativisht në trofizmin vaginal (humbja e elasticitetit të indeve);

-Ne shtatzëni, për shkak të ndryshimeve të shumta anatomike dhe patofiziologjike që pasojnë;

-Keqformimet kongjenitale;

-Sëmundjet e prostatës;

-Kirurgji e traktit urinar;

-Disa sëmundje, si diabeti.

Simptomat dhe diagnoza e cistitit

Cistiti mund të jetë asimptomatik (pa simptoma), duke paraqitur vetëm një ngarkesë të lartë bakteriale në urinë (bakteriuria), por, më shpesh, simptomat janë specifike dhe përfshijnë:

-rritje të numrit të urinimeve ditore;

-vështirësi në urinim. Në këto raste, urinimi mund të jetë i ngadaltë dhe jo shumë i bollshëm, kërkon përpjekje të tepruar;

-djegie ose dhimbje gjatë urinimit

-urinë e turbullt, ndonjëherë me erë të keqe.

-Në rastet më serioze, cistiti mund të shoqërohet me hematuri (gjak në urinë) ose piuri (qelb në urinë), ethe (38-39 ° C) dhe dhimbje.

Këto infeksione mund të diagnostikohen nëpërmjet një analize specifike të urinës (urinokulturë) dhe, pasi të jetë identifikuar bakteri përgjegjës për çrregullimin, duhet të merret një antibiotik me veprim specifik mbi patogjenin e identifikuar (natyrisht nën mbikëqyrjen e mjekut).

 

Ushqyerja për cistitin: Udhëzime të përgjithshme

Objektivat kryesore të terapisë dietike janë nxitja e zbrazjes së fshikëzës, te shmanget mbajtja e urines, e cila mund të irritojë fshikëzën dhe të stimulojë përhapjen e baktereve, rritja e tranzitit intestinal, ne menyre qe te reduktohet numri i baktereve te rrezikshme, që te parandalohet  acarimi i fshikëzës dhe për te ulur mundësinë e ngjitjes së baktereve të dëmshme (patogjene) në mukozën e traktit urinar.

Prandaj, bazuar në këto qëllime, regjimi ushqimor  duhet të përfshijë:

-hidratim te mirë ditor;

-reduktim te konsumit të sheqernave të thjeshta, me të cilat ushqehen bakteret;

-reduktimi te konsumit të yndyrave të ngopura, të cilat mund të irritojnë fshikëzën;

-konsumimi i fibrave, të cilat ndihmojnë në rregullimin e tranzitit intestinal;

-metoda të thjeshta gatimi (pa yndyrë të shtuar) si avull, në skarë,  në tenxhere me presion, etj. në vend të skuqjes, gatimit në tigan;

-një shpërndarje korrekte e vakteve, duke shmangur darkat e mëdha.

Ju mund të zgjidhnim mes ushqimeve të shëndetshme dhe të shijshme që ofron FitHealth Catering.

Cistiti: Cilat ushqime duhen shmangur?

-Pijet alkoolike, duke përfshirë verën dhe birrën, pasi ato janë irritues të fuqishëm për të gjitha mukozat e trupit;

-kafe, pije që përmbajnë kafeinë ose substanca të tjera  (p.sh. kola, pije energjike, etj.);

-erëzat, piper, kerri, paprika dhe erëzat djegëse në përgjithësi, sepse mund të irritojnë mukozën e fshikëzës;

-djathërat pikante;

-ëmbëlsirat si çokollata, akullorja, karamele, etj., sepse sheqernat e thjeshta nxisin rritjen e baktereve;

-ëmbëlsues artificialë (në ushqmie të paketuara);

-lëng agrumesh sepse mund të irritojnë mukozën e fshikëzës;

-salca të përpunuara që përmbajnë sheqer si majonezë, ketchup, mustardë, etj.;

-mishra te perpunuar të tilla si salcice, sallam, etj .;

-maja natyrale dhe artificiale, sepse mund të favorizojnë infeksionet vaginale si kandida dhe modifikojnë florën bakteriale.

Cistiti: Çfarë mund të ha?

-Konsumoni shume ujë, pini të paktën 2 litra në ditë;

-Çajra bimore pa sheqer (p.sh. trumzë);

-Perime. Konsumoni të paktën një pjesë të perimeve për vakt për të siguruar marrjen e duhur të vitaminave, mineraleve, antioksidantëve dhe fibrave. Zgjidhni perime që kanë pak natrium dhe kanë sasi të lartë kaliumi, duke përfshirë lulelakrën, koperin, karrotat, sallaten jeshile, brokolin dhe spinaqin.

-Fruta. Konsumoni rreth tre fruta në ditë, mundësisht me lëkure (nëse janë të ngrënshme dhe të lara mirë). Ndryshoni cilësinë (ngjyrat) sa më shumë që të jetë e mundur për të marrë siç duhet të gjithë mikronutrientët thelbësorë. Preferoni veçanërisht boronica, rrush pa fara, kivi dhe manaferrat sepse, falë pranisë së bollshme të vitaminës C, ndihmojnë në forcimin e traktit urinar dhe sistemin imunitar. Mund të hani edhe fruta të gatuara (mundësisht dardha ose kumbulla), sepse lehtësojnë tranzitin intestinal. Shalqiri dhe ananasi janë fruta të indikuara në rast të cistitit për shkak të sasise së lartë të ujit;

-Hudhër dhe qepë;

-Selino dhe majdanoz, për shkak të veprimit të tyre diuretik;

-Drithëra të plota;

-Peshk i freskët, veçanërisht peshku blu dhe salmoni për përmbajtjen e tyre të lartë të acideve yndyrore të pangopura Omega-3;

-Djathëra të freskët me përmbajtje të ulët yndyre, si gjizë, rikota, etj.,

-Qumështi i fermentuar dhe derivatet e tij (p.sh. kos) ose fermentet laktike në cikle;

-Vaj ulliri ekstra i virgjër.

Klinika FitHealth ju ndihmon në vendosjen e një regjimi ushqimor të përshtatshëm hartuar nga mjekja nutricioniste, lidhur me profilin tuaj shëndetësor të përgjithshëm.

Cistiti: këshilla praktike

-Duhet te keni një higjenë të përgjithshme të përditshme;

-Vishni veshje pambuku dhe pantallona jo shumë të ngushta.;

-Praktikoni ushtrime të rregullta fizike (minimumi 150 min në javë, optimale 300 min), por shmangni aktivitete të tilla si biçikleta rrotulluese ose stërvitore sepse ato mund të irritojnë mukozën e fshikëzës, veçanërisht nëse ajo tashmë është e inflamuar;

Nuk duhet te konsumoni duhan!