5 këshilla për të reduktuar dhjamin rreth belit.

Një bel i hollë është ëndrra e të gjithëve ne, për më tepër është kryefjala e verës. Megjithatë, zvogëlimi i perimetrit të belit nuk rekomandohet vetëm për çështje estetike, por gjithashtu dhe mbi të gjitha për çështje shëndetësore. Është një pjesë e trupit në të cilën njeriu tenton më lehtë të grumbullojë yndyrën, e cila shpesh kthehet në atë ndjesinë e besdisshme që nuk zhduket pavarësisht dietës dhe aktivitetit fizik. Eliminimi i yndyrës së lokalizuar nuk është i lehtë, por ndjekja e disa masave paraprake mund të ndihmojë në rritjen e efektit të një programi të mirë për humbje peshe dhe në uljen e perimetrit të belit.

 

Yndyra viscerale

Yndyra e vendosur në bark, quhet yndyrë viscerale, sepse është tregues i përqindjes së yndyrës më afër organeve të brendshme. Është më i rrezikshmi sepse favorizon zhvillimin e sëmundjeve që prekin sistemin kardiovaskular, mëlçinë, pankreasin, veshkat etj. dhe ul jetëgjatësinë në përgjithësi. Njerëzit mbipeshë ose obezë kanë pothuajse gjithmonë një perimetër abdominal më të madh se normalja, por edhe ata që janë me peshë normale, pra me një BMI midis 18.6 dhe 24.9, mund të kenë një madhësi të belit më të madh se madhësia e rekomanduar nga OBSH: maksimumi 80 cm për femra dhe 94 cm për meshkuj. Ata me perimetër të belit më të madh se 88 cm (për gratë) ose 102 cm (për burrat) duhet të jenë më të kujdesshëm, sepse këto parametra shoqërohen me obezitet visceral dhe një rrezik të lartë kardiovaskular. Shëndeti në radhë të parë dhe bukuria më pas janë arsyet e forta që na shtyjnë të zvogëlojmë belin ose të paktën ta mbajmë nën kontroll. Për të arritur këtë qëllim, duhet të kryhet vazhdimisht aktiviteti fizik që djeg yndyrë, idealja do të ishte të arrini 300 minuta në javë dhe të respektoni ekuilibrin tuaj të energjisë, domethënë të futni aq energji sa përdorni në të vërtetë. Identifikimi i sasisë së duhur të kalorive për të konsumuar çdo ditë nuk është aq i lehtë, por, për këtë mund ta bëjë për ju mjekja nutricioniste pranë Klinikës FitHealth. Ju merrni sasinë e duhur të kalorive bazuar dhe në profilin e përgjithshëm shëndetësor apo aktivitetin fizik që kryeni. Dhe nëse kjo strategji integrohet me 5 këshillat e ardhshme, atëherë zvogëlimi i perimetrit të belit nuk do të jetë më një endërr.

1.Kufizoni sheqernat e thjeshta

Ëmbëlsirat, lëngjet e frutave, pijet joalkoolike si kola ose sode portokalli, çajra të ftohtë etj. nuk duhen konsumuar nëse parametrat tuaja nuk janë optimale sepse këto produkte përmbajnë shumë sheqer, armiku numër një i barkut të sheshtë dhe belit të hollë. Natyrisht, të gjithë sheqernat e thjeshta duhet të konsumohen me masë, madje edhe ato natyrale si mjalti, fruktoza, sepse ato gjithmonë japin 4 kcal për gram. Pijet alkoolike gjithashtu duhet të hiqen sepse përmbajnë ato që përkufizohen si kalori "boshe", domethënë nuk japin asnjë lëndë ushqyese, por vetëm centimetra yndyrë në bark.

 

2.Shmangni ushqimin “junk food”

Patatet e skuqura, akulloret e paketuara, produktet industriale dhe të gjitha ushqimet e tjera të cilësuara si “junk food” janë shumë të pasura me yndyrna, duke përfshirë yndyrnat trans, të cilat janë të dëmshme për shëndetin dhe rritin perimetrin e belit sepse favorizojnë rritjen e indit dhjamor. Këto ushqime hahen shpesh si ushqime të lehta: një strategji e mirë për të reduktuar perimetrin e barkut është të zgjidhni ushqime më të shëndetshme dhe më ushqyese, të tilla si një filxhan kos me disa fruta të freskëta të stinës, një milkshake, një grusht fruta të thata si arra, lajthi, bajame.

 

3.Zgjidhni ushqime të pasura me fibra

Frutat (të freskëta, të thata), perimet jeshile dhe me gjethe (spinaqi, panxhari, etj.), bishtajore dhe drithërat janë burimet kryesore dietike të fibrave, të cilat ndihmojnë në arritjen e ndjenjës së ngopjes dhe reduktojnë indeksin glicemik të ushqimeve në të cilat janë të kombinuara. Jo vetëm kaq, marrja e saktë e fibrave gjithashtu ndihmon në promovimin e mirëqenies së zorrëve duke parandaluar shumë sëmundje si konstipacioni ose divertikuloza. Për të kufizuar akumulimin e yndyrës viscerale, rekomandohet të rritet konsumi i këtyre ushqimeve, duke mos harruar të hani ngadalë (rreth 40 përtypje për kafshatë) në mënyrë që të rritet më tej efekti ngopës i fibrave. Gjithashtu rekomandohet fuqimisht konsumimi ditor i 3 porcioneve fruta dhe 2 perimeve mundësisht të papërpunuara.

 

4.Pini mjaftueshëm ujë

Ruajtja e një niveli adekuat të hidratimit ditor kontribuon në funksionimin e duhur të trurit, sistemit kardiovaskular, veshkave, zorrëve, muskujve, nyjeve, lëkurës dhe është gjithashtu i dobishëm për transportin e lëndëve ushqyese dhe eliminimin e mbetjeve nga trupi. Çdo ditë duhet të pini të paktën 8 gota ujë. Nëse keni vështirësi të pini ujë gjatë ditës, mund të konsumoni çajra bimorë ose lëngje perimesh, të cilat, nëse merren në mbrëmje, ndihmojnë gjithashtu në harmonizimin e gjumit, një element tjetër thelbësor për të mbajtur nën kontroll hormonet e stresit (p.sh. kortizolin) të cilat ato shkaktojnë një rritje në perimetrin e belit. Prandaj këshillohet që të pini 1,5-2 L ujë në ditë.

 

5.Bëni ushtrime fizike specifike

Siç kemi thënë, aktiviteti fizik i vazhdueshëm, i kombinuar me dietën e duhur, është baza thelbësore nga e cila mund të filloni të keni një reduktim të belit. Megjithatë, disa ushtrime të synuara mund të ndihmojnë në targetimin e pikave më kritike si "barku". Një stërvitje e tipit aerobik si vrapim, ecje në këmbë, not, çiklizëm, etj. është një ndihmë e shkëlqyer në eliminimin e yndyrës së tepërt, nëse këto aktivitete kryhen për të paktën 30 minuta çdo ditë. Ndërsa ushtrimet forcuese që synojnë forcimin e muskujve të barkut, me përpjekje të shkurtra por intensive (p.sh. seancat e barkut), ju lejojnë të tonifikoni dhe reduktoni perimetrin e belit. Nga bashkimi i tyre vjen përzierja perfekte për të ulur yndyrën e barkut. Aktiviteti fizik gjithashtu largon stresin, i cili shpesh çon në ushqim të pakontrolluar, veçanërisht ushqime me shumë kalori që nuk janë të përshtatshme për shëndetijn në tërësi, por edhe për perimetrin e belit.

Dieta nuk fillon ditën e hënë! Rezervo pranë klinikës FitHealth takimin me mjeken nutricioniste për të marrë regjimin e duhur ushqimor. Po këtu mund të bëni dhe trajtimet estetike ndihmëse për të formuar shëndetshëm trupin e kësaj vere.